MONOLOGU I PLAKËS NICË

…Këta, siç duket, e kanë dasmën të shenjtë, mendoi gjenerali, ndryshe nukdo të udhëtonin natën për t’u ndodhur në një gëzim, sado i madh qoftë ky. Siç duket po bie shi i madh. Në një natë të tillë nuk është e mundur të hapësh as llogore, sepse llogorja mbushet përgjysmë me ujë.Thonë se ti mbledh të vrarët e vendit tënd. Mbase ke mbledhur shumë dhe do të mbledhësh akoma shumë të tjerë, mbase do t’i mbledhësh të gjithë, por dije mirë se njërin nuk ke për ta gjetur kurrë në jetë të jetëve, ashtu si në jetë të jetëve unë nuk do t’i gjej më kurrë vajzën time dhe burrin tim. Sa do të doja të tregoja për atë që ti nuk do ta gjesh dot kurrë, por nuk e bëj, sepse nuk dua t’u kujtoj të zezat e luftës këtyre dasmorëve. ا’shi që binte atë natë, më tepër se sonte. Ujët buiste kudo. Nuk ishte e mundur të hapje gropë, se gropa mbushej përgjysmë me ujë, një ujë i zi pis, sikur buronte nga nata. Megjithatë unë e hapa gropën. Po nuk do të tregoj asgjë për të mos prishur gëzimin e të tjerëve, qoftë edhe gëzimin tënd o i mallkuar.Gjenerali ndezi një cigare dhe për çudi cigarja e tij iu duk e vogël dhe e pafuqishme përpara çibukëve të mëdhenj prej shqope, të zinj e të gjatë, që i mbanin pleqtë në duart e tyre të rreshkura, duke i thithur herë pas here midis fjalëve që thoshin, sikur të mbanin me ta ritmin e shtruar të bisedës.I zoti i shtëpisë, ai plaku i vjetër që e priti në fillim fare në korridor, erdhi e u ul pranë gjeneralit, me çibuk në dorë si gjithë pleqtë e tjerë dhe me një medalje të verdhë që i tundej mbi rrotën e zezë prej shajaku. I njihte këto medalje të verdha që mbanin shpesh në gjokse fshatarët dhe i dukej gjithmonë se pas çdo medaljeje të tillë ishte fytyra e zbehtë e një ushtari të vrarë nga ushtria e tij.Gjenerali i buzëqeshi fytyrës plot rrudha të plakut, që i kujtoi një copë trung të tharë e të plasaritur, por akoma të fuqishëm. Një njeri që e kishte përkrah, ai që i kishte thirrur në fillim „ngrejeni gotën“, i përktheu fjalët e para të plakut. I zoti i shtëpisë i kërkoi ndjesë mysafirit që nuk e mbajti me muhabet, sepse miqtë akoma s’kishin mbaruar së ardhuri dhe atij i duhej t’i priste të gjithë.Gjenerali tha disa „Ju lutem, ju lutem“ dhe „Ju falem nderit“ duke duke tundur kokën. Plaku heshti dhe thithi çibukun ngadalë. Pastaj pyeti me zë të qetë.

– Nga të kemi?

Gjenerali ia tha.

Plaku tundi kokën i menduar dhe gjenerali e kuptoi se ai nuk e kishte dëgjuar kurrë qytetin e tij të lindjes, megjithëse ai ishte qytet i madh e i famshëm.

 Ke grua, fëmijë? – pyeti përsëri plaku.

– Po, jam i martuar, – tha gjenerali, – dhe kam dy fëmijë.

– Të të rrojnë!

– Falemnderit!

Plaku thithi përsëri çibukun dhe në ballë iu formuan ca rrudha të thella dhe dukej se diç donte të thoshte; gjeneralit iu duk se plaku do të thoshte pikërisht atë gjë, të cilën ai trembej ta dëgjonte në këtë vend.

– E di përse ke ardhur, – tha plaku me zë fare të qetë dhe gjeneralin e shpoi

një si thikë mu në zemër. Gjatë kohës që ishte aty ai i qe trembur kësaj bisede, që mund të bëhej shkak provokimesh, dhe mundohej ta bënte veten që të harronte përse ndodhej këtu, thjesht si një turist që interesohet për ritet e një populli të lashtë, që t’ua tregonte pastaj më vonë miqve të tij në atdhe. Por ja, më në fund biseda e mallkuar kishte plasur dhe gjenerali u pendua që kishe ardhur në dasmë.- Po, – vazhdoi plaku. – Bën mirë që mbledh ushtarët e vrarë, sepse çdo rob i perëndisë duhet të prehet në vatanin e tij.Gjenerali tundi kokën i heshtur në shenjë pohimi. Plaku u ngrit rëndë-rëndë dhe kërkoi ndjesë, sepse i duhej të priste e të përcillte miq të tjerë.

Gjenerali piu i lehtësuar. Tani ishte përsëri në qejf. Tani mundësia e provokimit kaloi, dhe ai mund të ndiqte i shkujdesur zhvillimin e dasmës dhe mund të pinte sa të donte.

– E shikoni? – i tha përsëri priftit. Gjeneralit filloi t’i trashej pak gjuha. – Ata

na respektojnë. E thashë unë, të shkuara të harruara. اfarë thatë?

– Thashë se në këto raste nuk kuptohet mirë ku mbaron zakoni dhe ku

fillon respekti, – u përgjigj prifti.

Për gjeneralët ka gjithmonë respekt. – Gjenerali ktheu dhe një gotë. – E dini

ç’mendoj? – tha gati me dinakëri, duke i afruar fytyrën priftit. – Kam qejf të

ngrihem e të kërcej valle.

Prifti u mahnit.

– Seriozisht e keni?

– Pse jo?

Prifti tundi kokën me nervozizëm.

– Unë nuk ju kuptoj sonte.

Gjenerali u inatos.

– Mjaft më jeni qepur si një dado. Lermëni të qetë, dreqi e mori. Nuk dua të

më kontrollojë njeri. Dua të dëfrej.

– Ngadalë, – tha prifti. – Po na dëgjojnë.

– Kur do të thyhet kjo traditë mizerabël që gjeneralët të jenë vazhdimisht

nën kontroll?

Prifti vuri dorën në ballë, sikur të thoshte: ا’na polli tani.

– Do të ngrihem, dhe pikë.

– Po ju nuk dini të kërceni, do të bëheni qesharak.

– Unë s’bëhem qesharak. Këto janë valle të thjeshta. Pastaj, përpara kujt do të bëhem qesharak, përpara këtyre fshatarëve? Prifti përsëri vuri dorën në ballë.

Më thanë se sonte në klub ti pyete veçanërisht për të. Siç duket, ke kohë që e kërkon dhe nuk e gjen dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar aq shumë atë kolonel të zi? Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat, sepse të gjithë e dinë që ai dergjet në dhé diku këtu rrotull, por asnjerit nuk ia merr mendja ku ndodhet ai. Do ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi që më sterrosi jetën. Të ikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri urtë si një qengj dhe të qesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzia, por unë e di se ç’ke në mendje. Ti mendon se si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh e të na vrasësh siç bënë shokët e tu. Nuk duhej të vije në këtë dasmë. Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të mua plakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Po ç’bëhet kështu? Ti po ngrihesh në valle? Ti guxon të ngrihesh në valle? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Dhe njerëzit të pranojnë! Daleni! ا’bëni kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti!

NICA KUJTON

Unë nuk e di i cilës ushtrie je ti, sepse asnjëherë nuk i kam njohur rrobat eushtrisë dhe tani jam shumë plakë për t’i mësuar, por ti je i huaj dhe i një prej atyre ushtrive që na kanë vrarë. Ti ke zanatin e mallkuar të luftës dhe je një prej atyre që më kanë bërë mua gjysmënjeriu, një copë plakë të shushatur, që vjen në këtë dasmë të huaj dhe rri në qoshe dhe lëviz buzët, duke biseduar me ty. Asnjeri nuk e di ç’them unë, sepse të gjithë janë shumë të gëzuar dhe unë nuk dua t’ua prish gëzimin të tjerëve. Ngaqë nuk dua të prish gëzimin, po rri këtu në qoshe dhe lëviz buzët, duke mallkuar ngadalë, që të mos dëgjojë njeri. Dua të di përse erdhe ti në këtë dasmë dhe si të bënë këmbët që erdhe. Po nuk të pyes dot, se nuk dua të shqetësoj njeri. Pse nuk ngrihesh, të hedhësh kapotën krahëve dhe të ikësh në shi andej nga erdhe? Nuk e kupton që je i tepërt këtu, o i mallkuar?Ti e kupton vetë që je i tepërt këtu. Ti e ndien që një njeri po të mallkon në Këtë dasmë, se mallkimi i nënës nuk vete dëm kurrë. Megjithëse të nderojnë, ti e kupton se nuk duhet të vije këtu. Mundohesh të fshehësh atë që kupton, por nuk e fsheh dot.

Të dridhet dora kur ngre gotën e rakisë dhe në sy të kalojnë hije plot frikë.Thonë se ti mbledh të vrarët e vendit tënd. Mbase ke mbledhur shumë dhe do të mbledhësh akoma shumë të tjerë, mbase do t’i mbledhësh të gjithë, por dije se njërin nuk ke për ta gjetur kurrë në jetë të jetëve, ashtu si në jetë të jetëve unë nuk do t’i gjej më kurrë vajzën time dhe burrin tim. Sa do të doja të tregoja për atë që ti nuk do ta gjesh dot kurrë, por nuk e bëj, sepse nuk dua t’u kujtoj të zezat eluftës këtyre dasmorëve. ا’shi që binte atë natë, më tepër se sonte. Uji buronte nga nata. Megjithatë, unë e hapa gropën. Po nuk do të tregoj asgjë, për të mos prishurgëzimin e të tjerëve, qoftë dhe gëzimin tënd, i mallkuar.

Më thanë se ti pyete veçanërisht për të. Siç duket keni kohë që e kërkoni dhe nuk e gjeni dot. Po përse ke pyetur dhe e ke kërkuar kaq shumë atë kolonel të zi?

Mos vallë e ke pasur mikun tënd? Me siguri e ke pasur mik, përderisa e kërkon kaq shumë. Gjithë mbrëmjen nuk lanë njeri pa pyetur në fshat. Sepse të gjithë e dinë se ai dergjet në dhe, diku këtu rrotull, por asnjërit nuk ia merr mendja ku ndodhet ai. Do të ikësh pa e marrë mikun tënd, mikun tënd të zi, që më sterrosi jetën. Tëikësh sa më parë, sepse edhe ti je i mallkuar si ai. Tani rri i urtë si një qengj, dhe tëqesh buza tek shikon se si kërcejnë njerëzit, por unë e di se ç’ke në mendje. Ti mendon si do të vijë dita që të sulesh në anët tona me ushtri dhe të na djegësh e të na pjekësh dhe të na vrasësh, siç bënë shokët e tu. Nuk duhet të vije në këtë dasmë. Të të dridheshin gjunjët kur të niseshe për këtu. Së paku për hirin tim, të muaplakës së shushatur, të mua gjëmëzezës. Por ç’bëhet kështu? Ty po të ftojnë nëvalle? Dhe ti guxon të ngrihesh? Po vë buzën në gaz! Po ngrihesh! Daleni! ا’bëni kështu! Kjo është e tepërt! Gjynah nga zoti

Ismail Kadare, Monologu i plakës Nicë (Pjesë nga nga romani „Gjenerali i ushtrisë së vdekur“.)

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..