„Ngrehu, ime zonjë, se mesha ka filluar“

E DIEL E PASHKËVE NË PARIS

Helenës

Kambanat qenë të gjitha brenda meje.
Megjithatë krejt i tmerruar brofa
Nga shtrati.
Timpani gati po më çahej.

Në shtratin ngjitur flinte ime shoqe
E qete krejtësisht.
Ndihej që s’kishte
Asgjë ndërgjegjeshpuese që ta trembte:
Blasfemi, vjersha, britma në plenume,
Dhe deklarata kundër fesë.

Ato po me shurdhonin. .. Megjithatë,
Me zë te ulët, me një mënyrë të vjetër
(Mënyrë e vjetër, e harruar, ah plot mall),
I thirra: „Ngrehu, ime zonjë, se mesha ka filluar“

Kështu u ngritëm, ajo e qetë, unë i çakërdisur.
Në metro „Motte Piquet“, thellë nen dhe të errët.
Në Konkord ndërruam stacion.
Nëpër nëntokë,
Porsi Virgjili, treni elektrik na udhëhiqte.

Kambanat plot qortim po më shurdhonin.
(Plot pesë shekuj kishin shkuar që kur arbëreshët
Mbi supe i kishin mbartur, ndërsa iknin
Nga vendi i tyre, të ndjekur krejt prej turkut.)

Por hija e tyre m’e rëndë se bronzi qe
Mbi shpinën time sot, në metro të Parisit.
Kështu, gati, më dysh i kërrusur, dola
Në tokë, mu në këmbë të Notre Dame.

Atje qirinjtë digjeshin pa fund.
E midis tyre, midis mijërave prej tyre,
M’u bë se pashë flakëzën e zbehtë
Të të humburit, dikur të krishterit, shpirtit tim.

ISMAIL KADARE, Paris, prill 1987

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Google Foto

Du kommentierst mit Deinem Google-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.