TRI BISEDA ME KADARENË

undefined

Èric Faye:- Ismail Kadare, përse shkruani?

Ismail Kadare: – Sepse jam prej racës së shkrimtarëve, që është krijuar për të shkruar… Është një instikt race, të cilit i bindem.

Éric Faye– Por një ditë do të keni thënë gjithçka!

Ismail Kadare:- Nëse shkrimtari shkruan mirë, zotëron ende rezerva të mēdha në vetvete, pa të cilat nuk prodhon dot. Ai është si një burim nafte që funksionon falë rezervave të arit të zi thellë nën tokë.

Éric Faye: – Rezervat tuaja nuk do të shterrin ndonjëherë?

Ismail Kadare: – S’e kam menduar. Kjo gjē nuk më tremb.

*Éric Faye, Tri biseda me Kadarenë

PARATHËNIE Nga ÉRIC FAYE*

Një pjesë nga këto intervista është bërë gjatë prillit të vitit 1990 në Tiranë, te hotel “Dajti”, ku zhvillohen edhe disa nga kapitujt e Gjeneralit të ushtrisë së vdekur. Pas disa javësh me shi, kryeqyteti i lagur çelej nën një diell bujar dhe përgatitej për festën e 1 Majit. Nga një mëngjes në tjetrin shfaqeshin përmes udhëve parulla të reja, e, megjithatë, për herë të parë, parakalimi tradicional nuk do të bëhej. Mbinin portrete, varej ai i Enver Hoxhës, i stërmadh, që shihej që larg bulevardit të “Dë-shmorëve të kombit”. Dukej sikur përshëndeste për herë të fundit popullsinë që ia ka ënda të endet kësaj arterieje madhështore, mbrëmjeve të së shtunës.
Ndjesia përreth ishte ajo e pritjes. Pas një dimri turbullirash, represioni, Asambleja Popullore përgatitej të miratonte një varg reformash të gjykuara si të rëndësishme. I përpiktë, Ismail Kadareja erdhi te “Dajti” nga fundi i pasdites. Pas përshëndetjesh të për-zemërta me gazetarë të huaj që nuk e zaptuan atë çast, zumë vend në një sallë të hotelit dhe ai porositi tri kafe. Tri, sepse kur një intelektual shqiptar takohej me një të huaj, rregulli e donte që të qe i pranishëm edhe një koleg shqiptar. Por shkrimtari kishte marrë masat të zgjidhte një koleg dashamirës, që nuk do të “llapte” fare për ne, ndërkohë që edhe pyetjet ishin vetëm me natyrë letrare, pasi të tjerat, ballë talentit të tij si shkrimtar, atëherë dukeshin të pa-përfillshme.

Nga fundi i intervistave në Tiranë, ai më ftoi në banesën e vet në qendër të qytetit, për të zbuluar “laboratorin” e shkrimtarit. Atje, ku çdo mëngjes Ismail Kadare shkruante, pranë oxhakut a në tryezë, ose në kanape, i kërrusur mbi gjunjë, në “studion” e tij, dhomën me një bibliotekë të madhe muri plot libra, teksa shkruhen këto rreshta, mbretëron veç heshtja. Dritëro Agolli, kryetar i Lidhjes së Shkri-mtarëve shqiptarë dhe fqinjë i Kadaresë, duhet të ketë çdo ditë një ndjenjë të çuditshme, teksa shquan heshtjen ku është zhytur apartamenti i familjes së arratisur, i atij që kishte kritikuar ashpër vite më parë, para se të afrohej me të në një luftë të përbashkët për demokratizim.
Pas një vere të gjatë me turbullira, pas shtypjes dhe frenimit të demokratizimit të saponisur në pranverë, Shqipëria u përshkua nga një thashethemnajë e krahasueshme me atë erë të marrë, që në fillim të Dimrit të madh shkulte antenat e televizorëve. Lavdia kombëtare nuk do të kthehet në atdhe. Zogu fluturoi.
Një pjesë tjetër interviste u krye në Paris, në tetor të vitit 1990, përpara datës fatidike të së enjtes së 25 tetorit. Sikur sekreti i dezertimit të ardhshëm të qe tepër i rëndë për t’u mbajtur, Kadareja foli për temën e mungesës dhe rolin mbizotërues të fantazmave në mitologji. Foli gjithashtu për Eskilin, të arratisurin me vullnet të lirë para njëzet e pesë shekujve, dhe Ovidin e larguar me detyrim para njëzet shekujve

* Éric Faye është shkrimtar dhe analist i njohur francez.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..