Në mes të viteve tetëdhjetë disa poema fluturuan drejt perëndimit, duke i bërë shoqëri „Hijes“(raman i botuar në 1994), në kasafortën «Banque de la Cite». Vjershat ishin: Romanvrasësi“, „Ky dimër“ dhe “ E diela e Pashkëve„, „Varri“ dhe „Kasaforta“
Vallë, ku mjeron?
Varrin ku e ke
Avenue Matignon
Banque de la Cite
Më 1986, gjatë një prej udhëtimeve të tij në Paris, Ismai Kadare më tregoi në mirëbesim se dëshironte të depozitonte në një vend të sigurt në Francë disa dorëshkrime, botimi i të cilale në Shqipëri, ishte në atë kohë i pamundur. Ishte fjala për dy romane të shkurtra, një tregim dhe disa vjersha.
Autori kishte sjellë me vete një pjesë të këtyre teksteve. Duke qenë se nxjerja e dorëshkrimeve origjinale ishte rreptësisht e ndaluar nga ligjet shqiptare, Kadareja i kishte ndryshuar disi këto fjalë, në mënyrë që të merreshin për përkthime nga një autor perëndimor.Për këtë qëllim, emrat e personazheve dhe të dekorit ishin zëvendësuar në tekst me personazhe dhe mjedise gjermane, ose austriake. Për sa i përket autorit të përkthyer, Ismail Kadare kishte zgjedhur romancierin gjermano-perëndimor Siegfried Lenz disi i njohur në Shqipëri, por jo deri në atë shkallë sa të dihej nëse eksiztonte ose jo një roman i tij i titulluar “ Tre K“, siç quhej në atë kohë romani që u botua më pas me titullin “ Hija“.
Kohë më pas, Ismail Kadare mundi të nxirrte disa fletë të tjera të veprave në fjalë, por që ishin tepër pak për një rrezikim të madh. Me qëllim që ti nxirrej pjesa tjetër, ne menduam se mënyra më e përshtatshme do të ishte që unë vetë të udhëtoja për në Tiranë.
Duke shfrytëzuar dy udhëtime të njëpasnjëshme, arrita ti sjell në Paris pjesët e mbetura dhe ti plotësoja kështu dorëshkriwet e ‚Hijes“, të ‚Vajzës së Agamemnonit“, të „Ikjes së shtërgut“ dhe të vjershave.
Këto dorëshkrime u vendosën në Paris në ‚Banque de la Cité“. Në marrëveshje me Bankën, Ismail Kadare më dorëzoi çelësin e kasafortës së vet, bashkë me autorizimin që do ta hapja atë, në çastin që do ta quaja të domosdoshme.
Në atë kohë, ashtu si dhe shumë të tjerë, Ismail Kadare nuk besonte se do ta shihte ditën kur komunizmi do të shembej në Shqipëri. Ky depozitim i doräshkrimeve të rrezikshme, do t’i lejonte botuesit të tij që, në rast vdekjeje natyrale, ose „aksidentale“ të shkrimtarit, të deklaronte aty për aty, që një pjesë e veprës së tij, ende e panjohur, do botohej shumë shpejt. Duke shpjeguar qysh më parë përmbajtjen e këtyre dorëshkrimeve të panjohura, do ti bëbej e mundur që të neutralizoheshin shtrembërimet e mundshme, që propaganda komuniste do të përpiqej t’i binte veprës dhe imazbit të shkrimtarit.
Në të tria veprat në prozë, si dhe në vjershat e depozituara në Francë, shprehet në mënyrë direkte dhe pa ambiguitet ajo që Ismail‘ Kadare mendonte për regiimin shqiptar, mendime që ai i kishte trajtuar gjer atëherë në mënyrë indirekte dhe me aluzione, në romane si ‚Pallati i Endrrave“, ‚Kamarja e turpit“, „Koncert në fund të dimrit“ etj.
Nga këto dorëshkrime të emigruara në Francë, i pari që u botua ishte ‚Hija“, më 1994. Dorishkrimit iu bënë prej autorit retusbet e domosdoshme, për të fshirë tisin gjermanik me të cilin ai ishte pudrosur, sidomos në pjesën e tij të parë. Gjitbashtu, u plotësuan aiy-këfu zbrazëtitë artistike të lëna me vetëdije, përderisa qëllimi i veprës, në radhë të parë, ishte të kalonte, ose në njä kuptim më të mirëfilltë, të kapërcente një mesazh përtej kufirit.
‚Ikja e shtërgut“ doli nga shtypi më pas. Në gjubën shqipe ai u botua njëkohësisht në dy versione: në atë origjinal, ashtu siç kishte dalë nga Shqipëria, dbe në një version të dytë, i rishikuar artistikisht, prej ti cilit u bë përkthimi frëngiisht.
„Vajza e Agamemnonit“, dorëshkrimi i tretë i depozituar në Francä, botohet tani sipas dorishkümit të vitit 1984-1986, pa më të voglin ndryshim. Ai përbën pjesën e parë të një diptiku, libri i dytë i të cilit,
‚Pasardhësi“, u shkrua në vitet 2002-2003. Këto dy romane, jo vetëm shtjellojnë të njëjtat personazhe, por përbëjnë një nga ansamblet letrare më përkryera të Ismail Kadaresë.
CLAUDE DURAND
__*Claude Durand është president i „Editions Fayard“.
