*
Ambasadori erdhi më në fund, por nga e folura e tij e ftohtë në telefon Is pati një shije të hidhur. „Do të shihemi , do të shihemi ndonjë ditë“, i tha J.Malo.
Is kishte patur marrëdhënie të mira me të, aq më tepër që artikullin e vetëm pozitiv për „Gjeneralin“ e kishte shkruar ai, duke parashikuar madje edhe një sukses të mundshëm të romanit në botën e jashme.J. Maslo ndonëse rrethin familjar e kishte tepër militante, bënte pjesë ndër intelektualët shqiptarë komunistë, që ruanin diçka nga traditae viteve `40. Frankofil, kishte qenë në delegacinin shqiptar të kryesuar nga Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris, më 1946, dhe qysh atëherë nuk e fshihte nostalgjinë për Francën. Kjo ishte e vetmja nostalgji e lejueshmepër një vend perëndimor. Shpjegimi për këtë ishte i thjeshte: vetë E.Hoxha e shprehte andej/ këndej mallin për vitet e tij të studimeve në këtë vend. Në rrethin e të afërmveJaver Malo nuk e fshihte se modeli i tij i ngjante Ilia Ehremburgut, të cilin edhe përpiqej ta imitonte.
Një episod i thjeshtë, i treguar nga gazetari i vjetër Sotir (Çoti) Papuli, një personazh tepër i dashure i njohur në kryeqytet, për karakterin gazmor dhe shakatë e tij të rrezikshme, e jep fare mirë atmosferën e atyre viteve. Një mesnatë dimri me shi, Sotir Papuli, pasi kishte pirë pak, tek po kthehej në shtëpi nëpër bulevardin Stalin ( sot Zogu i parë) u kujtua se ndodhej përpara ndërtesës ku ishte apartamenti i Javer Malos. „Isha i trishtuar, tregon ai, më kishte marrë malli te bëja një çikë muhabet ndaj i thirra që poshtë: Javeer, o Javeeer!“ Ndërtesa nxinte, njerëzit kishin rënë prej kohësh në gjumë, por S. Papuli vazhdonte të thärriste që poshtë, gjersa u hap një dritare dhe një zi i ashpër i thirri që nga lart:
„More zotni, Javer Malo ka dy vjet që është ambasador në Paris, akoma s’e di ti?“
Kur J. Malo u emërua ambasador, Is bëri një vjershë humoristike që qarkulloi dorë më dorë në Tiranë.
Iku Javeri e na la,
Vate, Javeri, vate,
Kritika e mbledhje mé nuk ka,
S ‘ka radhé per patate.
Ndérsa te gjorin Dritero,
Nga lagjja e ze tmerri,
Me Cadillak népér Paris,
I qeté bredh Javeri.
Champs-Elysée, Luvér, Pigal,
Vetura shket veri.
Dhe thote Javeri me ngadalé,
C`ti bésh bre, c’est la vie!
Is nuk e mori me në telefon, gjersa një mbrëmje e takoi rastësisht, Prej vitesh J. Malo e kishte zakon të bënte shëtitje vetëm ose me shokë në bulevardin ku ndodhej banesa e tij. Edhe atë mbrëmje Is e gjeti tek po bënte atë shëtitje, i shoqëruar nga disa miq e të njohur, të etur për të dëgjuar të rejat e botës matanë. Ishin midis tyre S. Godo, S. Lazri, një nga shefat e Zërit të popullit, me të cilin Is kishte pasur gjithmonë marredhënie të ftohta, dhe i këndshmi Çot Papuli. Is u bashkua me ta. Bëhej bisedë për të rejat nga Parisi, reja politike, kulturore etj., për të cilat natyrisht fliste vetëm Javeri. Pas ndonjë ore, kur Is e pa se, midis gjithë atyre lajmeve nga Parisi, as e zuri ngoje botimin e bujshëm të Gjeneralit, beri diçka sedra e në raste te tjera, do t’ia ndalonte. Në mënyrë provokative e pyeti drejtpërdrejt: Javer, nuk më the asnjë fjalë për botimin e librit tim.
Siç më tregoi Is, Javeri u skuq. Përgjigjja e tij ishte më shumë se meskine. „Ajo është një histori që kaloi tani, nuk do merret Franca me një libër!“
Is, të cilit i qëllonte në çaste zemërimi ti kapte në mënyrë të rrufeshme gjëra që do t’i duhej ndoshta shumë kohë per t‘ i kuptuar, tha se në atë përgjigje cinike atij iu zbulua lakuriq gjithë hipokrizia dhe qëndrimi me dy faqe i zyrtarëve shqiptarë ndaj këtij libri që, kur ua donte interesi, mund ta përdornin, kryesisht me të huajt, si libër që «nderonte letërsinë shqipe“, por përpara opinionit shqiptar e fshihnin me këmbëngulje.
Pas kétyre replikave, Is ishte larguar menjëherë. S. Godo që, siç tha, ishte gjithashtu i indinjuar nga qëndrimi i ambasadorit, i tregoi të nesërmen se në bisedën e shkurtër që ishte bërë pas largimit të.tij, J. Malo kishte shkuar edhe më larg, duke thëné se Is tani „ishte një kartë djegur“!
E vetmja rrethanë lehtësuese për ambasadorin shqiptar në Paris mund të ishte një kritikë që, me sa dukej, ia kishin bërë, duke e akuzuar se shumë ngazëllim e mburrje kishte treguar për botimin e këtij romani në Francë.
Mburrja e ambasadorit shqiptar për një botim libri, në fund të fundit, ishte një gjë pozitive. Por qëndrimi i tij i kundërt më pas, ishte për t’u çuditur.
Më vonë, pas dy-tre udhëtimesh të Is në Francë u kuptua shumë qartë ajo që kishte ndodhur. Ambasada shqiptare në Paris ishte një çerdhe thashethemesh, që shpesh bëheshin të ndërlikuara për shkak të udhëtimeve atje të anëtarëve të Byrosä Politike e të familjeve të tyre. Ata vinin me pretekstin e vizitave mjekësore, pastaj rrinin me javë e me muaj, Gjithë thashethemet e jetës politike në Tiranë, xhelozitë e klaneve, pasionet e historitë meskine të tyre, transferoheshin në Paris, në dy apartamentet e ngushta, ku ata banonin hundë më hundë. Smira ndaj njëri-tjetrit ishte një gjë e zakonshme midis tyre, por kishte smirë tjetër që i bënte solidarë. Kjo ishte smira ndaj personaliteteve të kulturës. Për një pjesë të nomenklaturës, sidomos për pinjollët e saj ishte e papranueshme që njerëzit të nderonin apo adhuronin njerëz të tjerë, përveç baballarëve të tyre, ata përbënin Olimpin. Kështu bëheshin xhelozë për artistët e sidomos për shkrimtarët. Për ta ishte më normale të preferonin shkrimtarët e artistët „popullorë“, ata që recitonin vjersha nëpër kongrese e që përloteshin nga mallëngjimi nëpër mitingje. Mbaheshin mend fjalët e anëtares së Byrosë Politike, Liri Belishova, drejtuar njërit prej këtyre: „Ka faj ky shtet që ju bëri juve shkrimtarë“!! Kjo frazë e kësaj gruaje tepër të zgjuar, më pas u dënua dhe vuajti ferrin e kampeve dhe të burgjeve për tridhjet« vjet rresht, e jep më së miri këti të vërtetë të madhe. Vite më pas, pas rënies së komunizmit, patëm fatin ta njohim nga afër këtë grua të jashtëzakonshme. Erdhi në apartamentin tonë, me një tufë lule, për t’i shprehur Is gjithë mirënjohjen për parathënien që ai i kishte bërëlibrit të vajzës së saj, Drita Çomo, të rrëmbyer nga vdekja në moshën njëzetedyvjeçare, nga një leuçemi e rëndë, në kohën që ndodheshin në internim, nënë e bijë. Ditari tronditës i vajzës (të cilit unë i kisha bérë redaktimin), shkruar me një elegancë të çuditshme, pas Shqipërisë u botua edhe në Francë. Is e kishte cilësuar në parathënie si një „Dritë vjen nga errësira“ (aludim me emrin „Dritë“ të autores), titull që mori edhe libri. Zonja Belishova është nga të rrallat, ndoshta e vetmja, që me kurajë dhe ndershmëri i ka kërkuar ndjesë popullit shqiptar publikisht në TV dhe në shtyp, për gjithë „fatkeqësitë që ju sollëm“, për të përdorur një shprehje të saj.
Is ishte i interesuar ta njihte edhe për një arsye tjetër: nga të gjithë personazhet historike të përshkruara në romanin Dimri i vetmisë së ‚madhe, ishte e vetmja që ishte ende gjallë.
Në raste të tilla, kur „je futur në një libër“, siç thuhej në Shqipëri, kishte dy mënyra shikimi: për mirë apo për keq. Në romanin e Is, Liri Belishova, anëtare e Byrosë Politike të partisë, figuronte si kundërshtare e partisë dhe e Enver Hoxhës, pra një personazh negativ, sipas mentalitetit të kohës. Në letërsinë e realizmi socialist, personazhe me pikëpamje politike armiqësore, edhe nga ana njerëzore me vese, si për shembull kumarxhinj, të shthurur etj. Liri Belishova është përshkruar në dy skena „njerëzore“: fill pas mbledhjes së Byrosë Politike, kur ajo, përpara se të shkojë në shtëpi i shoqi dhe njerëzit e familjes e presin gjithë ankth, i thotë shoferit ta ndalojë makinën përpara një parfumerie të kryeqytetit, ngaqë poste të larta qëndrojnë larg këtij „luksi borgjez“. për habinë e shoferit ajo blen të kuq buzësh. Më pas, kur shkon në shtëpi dhe jep lajmin hidhur se u përjashtua nga Byroja Politike (tani e pret internimi ose burgu), mbyllet në studion e saj. I shoqi, i shqetésuar nga heshtja, pakëz derën e studios, për të parë se ç’po bën. I habitur, ai shikon nuk bën gjë tjetër veç po lyen buzët me të kuq. Per mentalitetin kjo do të thotë se ajo po nis rrugën e shthurjes. për lexuesin shqiptar, e sidomos atë botëror, anëtarja e Byrosë Politike, pasi i jep lamtumirë politikës, ndihet grua.
Tani Is ishte kurioz të dinte se si e kishte parë ajo veten e saj vite më parë kur romani kishte dalë nga shtypi. Me mënyrën e tij të njohur, të drejtpërdrejtë, ai e pyeti: jeni zemëruar ndoshta me mua? Ma thoni sinqerisht.
Liri Belishova u tregua vërtet e sinqertë. Në fillim ashtu kishte qenë, ishte mërzitur, por kishte qenë vajza e saj, Drita, që më pas e kishte qetësuar plotësisht. Vajza, që e kishte lexuar romanin me një fryme, kur qe ribotuar, i kishte shpjeguar se ajo, e ëma, duhej të ndihej e nderuar që ende e gjallë, figuronte në një vepër ashtu siç qe, domethënë kundërshtare e partisë. Kurse dy skenat jetësore (parfumeria, të kuqtë e buzëve) nuk e dëmtonin aspak, përkundrazi. (-Helene Kadare, „Kohë e pamjaftueshme)
Me beri pershtypje te thelle biseda me Lasgushin e madh,do te doja edhe pershtypje te tjera te bisedave te dy kolosve.
LikeLike