Dëshmia e poetit

*Naim bej Frashëri i njohur më së shumti si Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 – Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë poet dhe shkrimtar shqiptar, një nga përfaqësuesit më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe figura qendrore e letërsisë së Rilindjes. Për së gjalli u pagëzua „apostull i shqiptarizmës“ dhe „bilbil i gjuhës shqipe“

Kadare ka shkruar për Naim Frashërin.

Ja, poeti më i famshëm i

shqiptarëve shekullin XIX, Naim Frashëri, një përzierje profeti e prijsi, pasi ka shkruar mijëra vargje e himne për lirinë, për shpatën që do ta sillte atë, për atdheun e robëruar, për Kastriotin-Skënderbe, për dritën do të vinte nga Perëndimi, shkurt, për Shqipërinë madhështore e po aq të hyjnueshme. një ditë i shkrepet t’i kushtojë një poemë femrës me cilën ka renë dashuri.
Është e vetmja ne veprën e tij të pafundme, atë që shpesh është quajtur „naimiania“.

Do të shkrihem të venitem
Si kandili kur s’ka vaj,
Baltë e pluhur do të bëhem
Të më shkelë këmbë e saj
Dhe të prehem duke puthur
Atë këmbë pasandaj.

Gjithkush që do të ndeshej për herë të parë me këtë pjesë të poemës, do të mbetej i çmeritur. Poeti sipëran, apostulli, idhulli, prijsi, shpata dhe rrufeja e kombit, jo vetëm thyhej prej një gruaje, por ishte gati të bëhej baltë e pluhur përpara saj, e si të mos mjaftonte kjo, të shkelej prej këmbëve (takave të larta, do thoshim sot), të saj, e si të mos mjaftonte edhe kjo, të dehej nga kjo shkelje e t’i puthte ato këmbë (takat) etj.
„Bukuria“ nuk është ndonjë krijim rastësor i Frashërit. As e botuar në ndonjë album intim, me përhapje te kufizuar. Përkundrazi, është poema e vetme erotike e kryeveprës së poetit „Lulet e veres“, e pamungueshme në asnjë botim apo studim shkollor. Dhe pikërisht këtu mund të kërkohet vazhdimi i atij misteri që lidhet me pyetjen: ishte mposhtur apo jo femra shqiptare prej territ osman?

Naim Frashëri, poeti që nuk dremiste asnjë grimë kohe kur ishte fjala për Shqipërine, shpallte të kundertën: Gruaja jo vetëm nuk ishte mposhtur, por, në një ndeshje të hamendësuar, ajo mund ta vinte kundershtarin e saj në giunjë! E në qofte se ky antinom i saj e kapërcente burrin, terrin, vetë poetin, kjo do të thoshte se ajo vetë, gruaja, duke kapërcyer vetveten, i afrohej trajtës dhe simbolikës se lirisë.

*Kadare, « Dëshmia e Poetëve», ese përmbledhur në librin „Mëngjeset në Kafe Rostand“

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..