ZONJAT E VOGLA TË LETËRSISË SHQIPE
Ernrat e tyre vetojnë aty-këtu në faqet e shtypit, por zakonisht rrallë, shumë më rrallë se ç’do të duhej. Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Ani Wilms, Luljeta Lleshanaku, Besa Myftiu, Lindita Arapi, Ledia Dushi, Jonila Godole, e në një renditje që kurrsesi s’mund të jetë shteruese.
Emrat e tyre janë përgjithësisht tingëllues, të bukur. Ato vetë, gjithashtu. Librat e tyre, titujt në gjuhë të ndryshme, po aq. Shqip, giermanisht, italisht, anglisht, frëngjisht. Shpesh të shpërndara nëpër Europë e nëpër botë, është e natyrshme që të kenë probleme me gjuhën shqipe. Dhe jo vetëm me të. Por ato nuk ankohen për mungesat. As për mosvëmendjen e shtypit. As për ndihmën që nuk iu vjen nga asnjë drejtim.
Ndjesia e parë që krijohet kur bëhesh i ndjeshëm ndaj tyre ka lidhje pikerisht me pyetjen: si e përballojnë vallë ndërlikimin e botës së letrave? Shkurt, si ia bejnë vallë, vetëm, te voglat? Fjala e fundit vjen fare natyrshëm në stilemën „zonjat vogla të letrave shqipe“Më saktë se çdo gjuhë tjetër do të shkonte në anglisht: young ladies.
Të thuash se në letërsinë shqipe nuk ka zonja të mëdha, pavarësisht nga hija e rëndë e frazës, del se nuk ke thënë ndonjë gjë të madhe. Shumica e letërsive nuk kanë të tilla, dhe aq më pak mund ta mëtonin një luks të tillë vendet që për shekuj me radhë kanë pasur probleme me gratë.
Mungesa e zonjave te mëdha ka qenë një trazim i hershëm në letërsi. Njihen përpjekjet e përsëritura qysh nga antikiteti gjer te Virginia Woolf, më 1920, për t’i bërë një vend poeteshës Safo midis familjes së ngushtë të të mëdhenjve.
Alberto Manguel, në një nga librat e fundit të tij, i kthehet çështjes „Zonjës Homer„, një nga dosjet më befasuese në kronikën botërore të letrave. Siç e tregon emërtimi, dosja shtyhej këtë herë tepër larg, gjer te fillimi i fillimeve: Homeri. Shekuj me radhë, emri i tij përmendej madhërisht i vetmuar, pa kurrfarë titujsh: zot, lord apo princ. Dhe befas ai shfaqet me një grua të mundshme: zonjën Homer. Kjo do të thoshte se kendej e tutje ai do të duhej të ndante me të gjithçka, duke përfshirë edhe pasurinë e krijuar bashkërisht, që, në ketë rast, ishin dy poemat e famshme, prej të cilave vetëm njëra, „Iliada“, i mbetej atij, kurse tjetra, „Odisea“, falë hulumtimesh të pafundme (vizioni femëror në përftimin e peisazhit, luftës, padurimit të pritjes etj.), kishte gjasë t’i shkonte më fort zonjës Homer.
Prirja për gjetur zonja të mëdha në art bën pjesë në deshirën e fisme për një botë me të harmonishme. Me sa dukej, ngushëllimi se qytetrimi bottror e kishte zanafillën e tij në trupin e gruas, shtatzënia, lehonia, ato që i detyruan burrat të hiqnin dorë nga nomadizmi shkretan, per t‘ u ngulitur në vendbanimet, baza e qytetërimit të ardhshëm, nuk ka qenë i mjaftueshëm për qetësimin e ndërgjegjes njerëzore.
Lidhur me portretin ne grup të „zonjave të vogla“ në rastin shqiptar, ka gjasë që ideja e lirisë, e kapërcimit të kufijve, e ndërrimit të zakoneve dhe të giuhëve, shoqërohej jo rrallë me ndërrimin e të fejuarve a burrave, të ndikonte në the- ksimin e një gjëndjeje të paqëndrueshme, disi flatruese, në kuptimin jo fort të lakmuar të fjalës. Ky do të ishte krahasimi që ato do ta meritonin më pak. Në qoftë se përfytyrimi i afronte me fluturat, siç thoshte Lasgugh Poradeci, do të duhej, ndoshta, që ai të shkonte më larg, te xixëllonjat. Sipas mjedisoreve, xixëllonjat shfaqen në një kohë të shkurtër, diku midis pranverës dhe verës, dhe janë pikërisht ato dëshmia më e saktë për pastërtinë e harmoninë e një mjedisi. Në qoftë se ndotja zotëron përreth, xixellonjat nuk shfaqen. Dhe sytë tanë do t’i kerkonin ato më kot. Kur helmet dhe urrejtja shtoheshin në stinët letrare, ishte e kotë të shpresohej për zonjat e vogla të letrave. Ato do trembeshin dhe do të iknin, siç kishin bërë shpesh. Që çështja e femrës nuk do të pushonte së qeni asnjëherë dramatike në themelet e njerëzimit, pavarësisht asaj ndodhte në sipërfaqe, kjo s’ishte vështirë të kuptohej. S’ishte fjala vetëm për shembuj të si njeriu androgjen, ajo qenie e rrezikshme dhe kërcënuese mashkull-femer, që, sipas Platonit, hyjnitë e ndanë më dysh dhe që, sado e largët të dukej, do të mbërrinte gjer në lëvizjet e sotme për liritë seksuale në Paris apo Nju-Jork. Dhe as për matriarkatin, parajsën e dikurshme të grave, e cila, sado e pabesueshme të ngjante, dëshmohej nga historia, dhe fare natyrshëm krahasohet sot me fikjen e utopisë komuniste, madje rënien e murit të Berlinit. Është fjala për një proces në zhvillim, i cili te popuj të ndryshëm, rikthehet në mënyra të ndryshme, ashtu si një dramë e njohur skenën e vjetër. Për Shqipërinë dhe shqiptarët, çështja numër një e këtyre gjashtëqind viteve të fundit, të përmblidhej në trajtë memoriali, do të përcaktohej si: Shqipëri-Europë. Shkëputje dhe kthim.
Ismail Kadare , ZONJAT E VOGLA TË LETËRSISË SHQIPE, ese e përmbledhur në librin “ MËNGJESET NË KAFEN ROSTAND“ , Paris 2014.