ARKEOLOGJIA E VDEKJES

„ARKEOLOGJIA E VDEKJES“, Parathënia për romanin „GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR“

Romani – i shkélqyer – i kétij shkrimtari té ri shqiptar ngrihet, qysh né fillim, mbi anekdotén makabre. Ai i largohet humorit té zymté, qé veté subjekti duket sikur e kérkon, dhe nése, pér ményrén e procedimit, té kujton Buzzati-n, nuk mund të mos vihet re, njéherazi, se “Gjenerali i ushtrisé sé vdekur” nuk éshté, pavarésisht nga pérshtypja e paré, njé parabolé e miréfillté dhe, aq mé pak, njé pérsiatje metafizike. Né rastin mé té skajshém, ky gjeneral qé zhvarros ushtaré, té cilét nuk i ka njohur ndonjéheré, pér t’i rigrupuar né njé ushtri fantazmash, mund té ishte pothuajse njé simbol, me kusht që kérkimi i marrosur té mos mbante vulén e njé realizmi té rrepté, por, gjithsesi, té çuditshém. Por, té mos ngutemi né gjykimin toné: aj o çka gj allon thellésisht, né ményré njéherazi magjepsése – siç mund të ndodhé me njé magji – dhe robëruese, éshté veté ky vend,  Shqipéria, dhe populli i saj. Me fjalé té tjera, Ismail Kadareja, edhe pse i pérmbahet stilit pavetor té rréfimit, në të vérteté, na sjell një tregim subjektiv. Ajo çka shohim ne nuk është, fjala vjen, Shqipëria e autorit, por ajo e gjeneralit. (…)

Robert Escarpit-i, né parathénien e tij për kété roman, vëren me njé nuhatje shumé té hollé se: “Pérgjate dy vjet gérmimesh endacake, ai (gjenerali) nuk sheh gjé tjetér nga ky vend mesdhetar veç baltérave té vjeshtés dhe déborérave té dimrit. Pérmes kronologjisé sé rrepté dhe dramatike të rréfimit, Ismail Kadareja i mohon atij pranverén, po ashtu siç: i mohon dhe buzéqeshjen. Gjithçka fillon me shiun dhe déborën, gjithçkapérfundon me erén”.

I mohon. .. Jo vetém që termi i përdorur është plotësisht i saktë, por dhe përkon (perveç efektshmërisë në planin rréfimtar) me qéndrimin afektiv té autorit: nése fola mé sipér për roman subjektiv, duhet pranuar se ky subjektivizém  éshté mjaft i veçanté. Ismail Kadareja i lejon té shohé “heroit” té vet – pra, të tregojë – vetëm çka i pérshtatet atij, domethënë, atë që përputhet me natyrën e tij dhe, posaçërisht, ate té njé gjenerali që vjen në një tokë të huaj , njësoj siç, kishin ardhur ushtritë fashiste, mbledhjen e pasojave dhe të provave të pakundérshtueshme té humbjes sé tij. Téré shkallézimi dramatik i romanit mbéshtetet mbi kété pémbysje / inversion: njé gjeneral (qé mund té kishte marré pjesë në kété lufté) vjen për té mbledhur fantazmat e një ushtrie té vdekur njésoj si gjeneralé të tjeré kishin gmmbulluar dikur, né kufijté e Shqipérisé, mijéra njeréz té bindur pér fitoren e tyre. Drama dhe, pér gjeneralin, makthi i tëré késaj historie qéndrojné në faktin se éshté fjala pér té njéjtén ushtri dhe pér té njéjtét ushtaré. Ajo çka ështé mizore në rrethanat ku ndodhet ai, lidhet me até se misioni i tij éshté, sa i pérçudnuar, aq dhe logjik me po té njéjtën pérpikéri: me dëshirén e tij ose jo, ky oficeri larté kryen misionin për të cilin është formuar. Nése ushtria qé komandon tani e tutje mund té strehohet e gjitha nén mushamané e njé kamioni, kjo nuk ndryshon asgjé: né njé tjetër boté, ai éshté, negativisht, gjenerali. Por, mos vallé, ekziston ai mé tepér apo ndryshe nga kéto batalione skeletesh që tërheq pas vetes? Kjo nuk është e sigurt, aq shumé pérzihen, né romanin e Ismail Kadaresé, njeriu dhe detyra e tij (nga ku kuptohet, pa kaluar domosdoshmérisht në simbol, se pérse heroi i tij nuk ka as emér, as mbiemér: ai ka qené dhe do té mbetet pérheré vetém gjenerali). Né krye té ushtaréve té vdekur, ai humbet, gjithashtu, çdo lloj ekzistence. Lufta e pavetédijshme e njeriut pér té mos e léné veten qé, né një ményré a njé tjetér, té pérthithet apo té gllabérohet nga kufomat qé zhvarros, qé té mos shndérrohet né gjeneral ushtrie té vdekur, siç e ka cilësuar autori, përbën një nga linjat vepruese më dramatike té librit.

Gjithsesi, vlen té pérmendet se Ismail Kadareja nuk e drejton asnjéheré romanin e tij né anén e pérmasés fantastike dhe se konflikti i brendshém i heroit té tij, njésoj si dhe angushtia e tij jané krejtésisht logjike, edhe pse e shohim atë të kiyejë, të paktén dy heré, veprime irracionale: i pari, i diktuar nga një friké thuajse e mbinatyrshme, kur vérvit në lumé eshtrat e kolonelit Z., té vlerésuar, madje, si “gjetjen” e tij më të réndésishme, dhe tjetri, i kundërt, kur shkon, si pér té shpétuar nga té vdekurit e vet, né njé dasmé fshatare (çka na ka dhënë njé nga skenat mé té habitshme té kétij romani). Me përjashtim të këtyre dy shtysave instinktive, gjenerali e zotéron veten e vet, aq sa mund ta béjé kété një njeri buzë greminës, në atë masë sa këta të vdekur, të gjetur me vështirësi njéri pas tjetrit, do té kthehen në shenja absolute të déshtimit të tij. Gjetja gjeniale e Kadaresé éshté imponimi i një vazhdimësie të dukshme midis késaj lufte, té zhvilluar para njëzet vjetësh, dhe késaj paqeje, e cila, me gjithé shenjat e jashtme, nuk éshté njé paqe e vërtetë, për arsyen e thjeshté se vazhdon të jetë e mbarsur me vdekjen, e groposur, si dhe ky grumbull kufomash, vetém fare pak metra nën sipérfaqe: vdekja e Reizit, punétorit që gérvishti dorén me kopsën e uniformës së një ushtari të varrosur para disa dhjetévjeçarésh, kthehet në simbol të goditur të asaj paqeje qé, pérheré, vetëm né pamje té jashtme éshté e tillé. Kufomat, edhe pas njézet vjetésh, mund té vrasin sérish, mund té kryejné ende, tinézisht, rolin e tyre prej ushtari. (…)

Qé nëpërmjet kétij gjenerali italian, i cili vjen të kérkojé “të vetët” dhe qé, gjatë endjeve të tij , takohet me një gjeneral- lejtënant gjerman të ngarkuar me të njëjtin mision, ka njé kritiké therëse ndaj të gjitha llojeve të fashizmit, kjo duket fare hapur. Por Ismail Kadareja, përtej ushtrive musoliniane apo hitleriane, qé dogjén dhe gjakosén Shqipériné, vé né shénjester të giitha llojet e ushtrive. Dhe jo vetém qé i denoncon ato, por, né njé kuptim, i bén dhe qesharake. (. . .)

Por, përtej personazhit qendror, ajo  çka bie né sy né kété roman éshté Shqipéria ashtu siç e sheh ai, armiqésore, e serté dhe aspak mikpritëse për të: ai jo vetëm që është i huaj (dhe Kadareja u bén njé portret té mprehté bashkatdhetaréve té gjeneralit), por éshté dhe ai, népérmjet té cilit, njézet vjet mé pas, rilind skandali. Dhe, nése éshté e vérteté se pér kété gjeneral, siç: e ka véné né dukj e Robert Escarpit-i, nuk ekziston pranvera, kjo ndodh ngaqé elementet, gjithashtu, nuk e pranojnë. Me këtë epope dramatike dhe shpotitése, né skajin ku mezi dallohet shpérfillja nga pérbuzja, Ismail Kadareja ka ditur të shkruajé njé libér tronditës, i cili, pér mendimin tim, éshté ndér më té bukurit qé kam mundur té lexoj qysh prej shumé kohe.

TRISTAN RENAUD *

____ * Tristan Renaud éshté studiues francez, autor i kritikés sé paré té romanit né Francé. Botuar né Lettres françaises, 1 prill 1970.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..