Sulm ndaj Perandorit

Historia jonë është një histori llogoret e sot më i madhi luftëtar në mbrojtje të kulturës, identitetit dhe integrimit europian të shqiptarëve është Ismail Kadareja e unë gjindem krah për krah tij në atë llogore.

At Zef Pllumi

Pse e gjithë kjo zhurmë kundër Kadaresë?

Nga: Fahri XHARRA/

Fahri Xharra

Pa asnjë dyshim Kadare është shqiptar i madh Perandor i letrave shqipe, njeri i mendjes dhe i pendës dhe vetëm urimi nuk mjafton , por duhet çdo shtëpi shqiptari ta ketë në bibliotekën e tij gjithë kompletin e librave të Kadaresë . Ky çmim i bënë nder të gjithë shqiptarëve – shkruan miku . Zhurma e madhe kundër Kadaresë nga ata që nuk e kanë lexuar asnjë shkronjë nga romanet e tij; zhurmë neveritëse nga një Shqipëri e vogël nga e cila në kohën e Kadaresë të gjithë ishin me libreza të Partisë; zhurmë e pa artikuluar po nga ata që e duan Dumbabën; zhurmë nga ata që edhe prindërit e tyre u kanë marrë pjesë në rrënimin e kishave me urdhrin e partisë ; zhurmë nga ata që edhe sot së paku bijtë e tyre janë në poste publike në Shqipëri ; zhurmë nga ata që nuk dinë se çka duan ; zhurmë nga antikombëtarët të veshur në petkun e myslimanit të devotshëm, të katolikut të devotshëm të demokratit të devotshëm : dhe në thelb nuk dinë se çka duan . Mbrojtja e identiteti europian nga Kadareja i pengon shqiptarët ( jo të gjithë,por zhurmuesit) mysliman dhe shqiptarët ortodoks se duan të jetojnë në frymën e Lindjes; sharja e” kohës që nuk fliste Kadareja në kohën e persekutimeve të krishterimit në Shqipëri “ ndodhë nga një shlyerje antishqiptare ( Lexoni At Zef Pllumbin ); sharje Kadaresë si “këlyshë i partisë” ndodhë nga vet çarqet ish partiake që duan mjegull dhe mëshehjen së “ klyshisë “ së tyre ndaj Partisë në kohën e tyre. “ Ikja “ e Kadaresë në Perëndim shahet po mu nga ata që e deshën Kadarenë të vdekur . Të përzier idealistët ( musliman, katolik , ortodoks , komunist ) nuk prajnë së njollosuri figurën më të lartë kombëtare shqiptare të kohëve të reja. Mua nuk më çuditë kjo klithmë, kjo zhurmë shurdhuese kundër këtij vigani ; por më shumë më vjen turp nga bota e civilizuar që na rrethon. Një popull që i ngritë përmendore Ivo Andriqit , Dumëbabës ; një popull që e mohon Skënderbeun , Nenën Terezë , Ismail Qemalin , Idriz Seferin ; nuk mund ti themi popull . Një popull që shkon binarëve të sllavizmit , radikalizmit islamit. ekstremizmit katolik, ortotoksizmit grek , mundet të përfundon aty ku as vetë nuk e dimë – humnerën e pafund të vrimës së zezë .

Fahri Xharra Gjakovë

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..