Ismail Kadare
Fragment nga tregimi «Ditë kafenesh»
Kreu i „NËNTË“
Kush mund të parashikojë se ç’mund të ndodhë në jetë dhe ç’mendon për të ardhmen fenomeni i së tashmes?
Kush mund të parashikonte se tamam në atë ditë dhjetori, kur shiu dhe breshri binin përjashta dhe ne dëgjonim të nemitur leksionin, filloi ajo gjë, e cila do të zhvillohej më vonë gjer në atë shkallë, saqë ne të na quanin grabitës kishash dhe monumentesh kulturor të popullit shqiptar, në një kafene të qytetit krahinor N., qindra kilometra larg nga Tirana‘? Nuk do té na vinte keq sikur të ndodhte kështu ndonjë sherr të ndershëm, megjithëse ne sherrxhinj nuk ishim, po, kur na paraqitej rasti, i çonim sherret gjer në fund. Nuk do té na vinte, pra, fare keq sikur kjo thënio, qofté dhe e padrejtë i, të vinte si rezultat direkt i ndonjë shr. (kështu e shkruanim ne shkurtimisht ngadonjëherë fjalén sherr midis nesh, si të ishtë doktor, domethënë si të thoshim dr. sherri). Por e keqja ështé se kjo erdhi tërthorazi dhe pa kuptuar, në rrethana ku ne u gjendëm rastësisht dhe ku rriheshin probleme të poezisë, për të cilën ne as nuk e çanim kokën fare.
Ne të dy, unë dhe shoku im, mësuam se në N. kishte një Raxh Kapur, një Boriç e ca figura të tjera, por që të kishte poetë të tillë, nuk na e merrte mendja kurrë. Ndoshta, nuk do të ndodhte asgjë dhe ne të dy nuk do të plekseshim me poetët e mallkuar të N., sikur drejt e nga xhamia, ku kot shpresuam të gjejmë qoftë edhe ndonjë divan të Nazim Beratit, të ktheheshim në hotel dhe të vazhdonim të tymosnim, kaluar kështu orë të tëra të ditëve tona mistike. Por ne nuk shkuam hotel, sepse, me gjithë përpjekjet shpirtérore, nuk mundëm t’i shmangeshim dot fatalitetit tonë, kafenesë. Ne ishim béré fatalistë si Edipi mbret dhe në sy na vallëzonin mijëra shkronja arabishte të qitapeve që trazuam.
Kur hymë në kafene, atje kishte një gjallëri të jashtëzakonshme. Ne mezi gjetëm një tryezë në një qoshe dhe porositëm konjak dopio. Konjaku na u duk i hidhur, megjithatë, porositëm prapë. Në kafene kishte shumë tym se çdo herë. Tymi qëndronte lart, sikur nuk donte té pérzihej me njerëzit. Në kafene, ne tani pothuaj i njihnim të gjithë klientët. Ishin ata të kalasë, me një shprehje të menduar në fytyrë, sikur të thoshin: “ah, atomi po, po ç‘e do…”. Kaluan midis tryezave tre burrat tullacë, me fytyra të inatosura. Pas pak, u dëgjua: “Jo kafej a, po kafea”. Ai që dyshonte për ne, hodhi, nga një qoshe, një shikim dinak.
Në kafene po hynin vazhdimisht njerëz të tjerë, që nuk ishin klientë të zakonshëm. Njerëzit po grumbulloheshin rrotull dy tryezave në fund. Ne u ngritëm pak në këmbë të shihnim; në dy tryezat e bashkuara rrinin poetët e N. Njerëzit vërtiteshin rrotull tyre. Shumë zhvillim të paparë ka marrë poezia në qytetin N., mendova unë. Gjatë ditëve të fundit unë me shokun tim ishim njohur përciptazi me dy prej poetëve, me Qëthë Hajdarin(d.m.th. Q.TH. Hajdari, ose emri i plotë Qani Thoma H.) dhe Lame Senicën. Këta të dy na kishin shpjeguar se përfaqësonin korrente të ndryshme letrare. Qëthë-ja mbështetej në folklor dhe kishte kthyer në vargje vendimet e dy mbledhjeve të B.P.(Bashkimeve Profesionale të rrethit si dhe një qarkore të komunales së qytetit, dhe kishte shkruar një poemë për rëndësinë e femrës në përgjithësi.
Lame Senica ishte, me sa dukej, poet i mendimit dhe shkruante vjersha që nuk kuptoheshin lehtë.
Po ne nuk e kuptuam se ç’ishte gjithë ajo rrëmujë në kafene. Qëthë-ja mbante në duar një gazetë «Bashkimi» dhe Lamja rrinte i menduar.
– Ç’bëhet? – pyeta njërin përbri.
– Ç’bëhet? Hap sytë, në ball i ke.
– Ngadalë, bre! – tha shoku im dhe ne pyetëm një tjetër.
– Po ti ç’je, i huaj? – m’u drejtua mua tjetri.
– I huaj jam.
– Ah më fal pesë për qind. I sheh këta të dy?
– I shohim.
– Këta janë shkrimtarë dhe do të bëjnë garë. Qëthë-ja premtoi se do të kthejë gazetën «Bashkimi» në vjershë për dy orë egjysëm. Kjo domethënë, siç i thonë ata, përsosje e madhe artistike.
– Nise, Qëthë, se na mërzite, – thirri matrapaz Eksiqi.
– Qetësi! – ulëriti dikush.
– Mizerje, – tha shoku im, – parazitizëm.
Qëthëja hipi mbi tryezën e lokalit dhe koka i përzihej me tym duhani.
Ai shpalosi gazetën dhe filloi nga faqja e katërt:
Ullan Bator
Më 9 dhjetor
Këtu u bë
Një mbledhje qe.
Q. Th. Hajdari bëri një pauzë dhe mori frymë në mënyrë madhështore.
U bë këtu
Një mbledhje blu.
Sa bukur i gjen qerratai! – tha Eskiqi.
– Keq! – thirri papritur shoku im, megjithëse ne të dy kurrë nuk e kishim çarë kokën për përmbytjet poetike, por si duket djalli na shtyu që të vinim në këtë kafene dhe shtyu shokun tim të bërtiste: «keq».
– Pse keq? – tha i çuditur Q.TH.Hajdari.
– Keq, – përsëriti shoku im, ç’do me thënë kjo «Mbledhje blu»?
– Janë punë të zanatit, – u përgjigj krenar Qëthë-ja.
– Këto janë rrufjanllëqe, – thirri shoku im dhe këtu Qani
Thoma Hajdari mori prapë frymë thellë dhe u skuq. Nga goja e tij në këtë çast prisja që të dëgjoja çdo gjë, po kurrë nuk ma priste mendja se do të thoshte atë që tha. Dhe pikërisht atëherë, kur unë prisja që ai të thoshte çdo gjé, Q. Th. Hajdari tha:
– Nuk dua të diskutoj me vjedhës kishash dhe monumentesh kulturale të popullit shqiptar.Pa mbaruar mirë këtë frazë, unë u sula drejt tij dhe vendimet e rrethit nuk do të përjetésoheshin më në vargjet e Qani Thoma
Hajdarit, sikur të mos më mbanin duart e fuqishme të matrapazit.
Ne na nxorën jashtë.
– Si poema jote unë bëj një në një çerek ore, që këtu e gjer në Komitetin Ekzekutiv të gjatë, – dëgjuam ne, duke dalë, zërin e Lame Senicës.
– Mjat më, mos u zini, filloni nga e para, – sekush tha.
Ne ishim kaq të nervozuar, saqé e perceptonim botën pjesé-pjesé. Jashtë kishte filluar të binte dëboré. Te dera e kafenesë dy të dehur po diskutonin. Njëri i thoshte shokut se do t’i jepte një grusht ta hidhte në Azerbajxhan, kurse tjetri i propozonte ose ta kthenin nga një gotë, ose të shkonin në Teatrin Popullor, një nga të dyja. Duke dalë, u përplasëm me një të tretë, i cili, si na pa me një vështrim të zjamé, na murmuriti në vesh në mënyré misterioze:
– Shekulli i njëzetë është shekulli i Izraelit.
Ne ishim mjaft të mërzitur e të inatosur dhe nuk ia vinim më veshin askujt. Te xhami i kafenesë pashë atë që dyshonte dhe pastaj u drejtuam në hotel, duke ecur mbi dëbore.

Kjo prozë, e paraqitur si tregim më vete, nxjerrë nga romani i fshehur “Qyteti pa reklama“ u botua me këtë titull në dy numra të gazetës “Zëri i rinisé“, më I963.Ditë Kafenesh u kritikua si vepér me prirje dekadente, duke iu ndaluar çdo lloj botimi i mëtejshëm, gjer né vitin
1991, kur, pas rénies së komunizmit, u pérfshinë përmbledhjen “Ëndërr.mashtruese”. Në botën e jashme ,ndryshenga shumica e veprave të autorit ”Dité kafenesh” u pérkthye dhe u botua pér heré té puré si libér mé vete né SHBA, në vitin 2004.