Nuk kisha kohë të mendoj frikën !-W.Daum

L.Lapi me diplomatin gjerman, Prof.Dr Werner Daum .

Pas 25 vjetësh erdhi për mua momenti, ashtu si çdo vit, të festoj jubileumin e ngjarjeve të ambasadave, 2 korrikun 90-ta, siç njihet tashmë. Vras pak mëndjen për të përgatitur një kumtesë përpara miqve të shoqatës për Kulturë & Integrim në kujtitm të 25 vjetorit të fluksit të parë , të zbuloj ndonjë të re rreth kësaj ngjarje të madhe, befas morëm një ftesë për të marë pjesë në festën e „Eksodi i parë i shqiptarëve nëpërmjet ambasadave“, e cila u mbajt në Bonn të Gjermanisë. Falë ideatorëve të këtij organizimi „Event i përbashkët nga Gustav-Stresemann-Institut, Deutsch-Albanischer Kulturkreis dhe Deutsche Welle , u bë e mundur të ishim miqësisht në bashkëbisedim me të tjerë protagonistë të potencialit të lartë intelektual, politik e kulturor, e  një ndër kryesorët aty ishte „dora vetë,, „Prof. Dr. Werner Daum, ish-ambasadori ad interim i Gjermanisë në Shqipëri në vitet 1987-1990.

Është për tu çuditur se si gjithë vëmendja ime përqëndrohet instiktivisht te ky personalitet i jashtëzakonshëm në këtë mbrëmje festive. Deri para pak kohësh kisha besuar te diplomati, se ai ishte thjesht një zyrtar gjerman që vijoi punën i udhëzuar nga qendra qeveritare e Bonnit të Gjermanisë në korrikun e vitit 1990. Jo, ai kishte qenë më shumë se një zyrtar, ai kishte qenë më shumë se vetë shteti gjerman në atë kohë! E pabesueshme, por e vërtetë. Diplomati e njeh mirë peshën e fjalës , ai shpjegon realisht e kthjellët  ngjarjen e korrikut në ambasadat e huaja në Shqipëri.

Të gjithëve atyre që ishin në ambasadën gjermane 1990-ën, në ditën e lajmit të bukur kur i dërguari i Pérez de Cuéllar-it, Demistura, dha dritën jeshile për udhëtimin tonë drejt perëndimit, i’u kujtohet fjalia : “Po, ju do të largoheni nga Shqipëria, mos harroni se po lini një vend të bukur mbrapa ,,. Kaq u desh, shpërthyem në lot, gëzim e brohoritje. Pjesën e dytë të fjalisë…,“po lini një vend të bukur mbrapa,, nuk e përvetësova dot në atë moment që u tha, mu duk e pakuptimtë. U deshën shumë vjet të kuptoj, sidomos nga vetë goja e Diplomatit, origjinalitetin e asaj fraze. Ai e donte Shqipërinë si atëherë.

Menjëherë sa fillova punë si amabasador i parë i RFGJ-së në Tiranë, mua m’u bë shpejt e qartë, se Shqipëria ishte një vend gjithë magji, plot bukuri natyrore, ishte në një farë mënyre një muze, që fillimisht ta mbante të fshehur faktin, që njerëzit dëshironin të iknin me çdo kusht prej tij, u shpreh W.Daum. 

Pashë, që shumë njerëz futeshin në ambasada të tjera dhe, për çudi e absurd , rrallë nuhasnin të futeshin në atë gjermane. Një ditë vendosa me ekipin tim që kur të lëmë punën në ambasadë, të mos i fiknim dritat dhe lamë derën e ambasadsë pak hapur. Kështu mund ti afronim njerëzit në ambasadën tonë , si ajo puna e fluturave që mblidhen shpejt rreth dritës. Fat që nuk kisha gruan dhe familjen time atëherë në Shqipëri, që bëra ti përvishesha me guxim gjithë këtij aksioni vendimtar humanitar e politik për të manaxhuar drejt lirisë  fatet e atyre që u futën në ambasadën gjermane. Pa e përshpejtuar aksionin antiregjim nuk do bëhej i mundur rrëzimi aq shpejt i shtetit komunist. Europa , Nato dhe qeveria ime gjermane nuk kishin udhëzuar asnjë plan për Shqipërinë, përveç, bashkëpunimit të zakonshëm si më parë. Pa guximin e dy korriksave regjimi i Tiranës do të kishte disa vjetë jetë akoma të drejtonte vendin që ishte rrënuar komplet ekonomikisht. Me dhjetë apo 100 vetë ti s’mund ta përmbysje atë regjim, ashtu si dhe regjimi nuk mund të pushkatonte dot 5000 vetë përnjëherësh. Unë isha i vendosur ti shkoja idesë time deri në fund edhe pse garanci të plotë nuk mund të kishe në ato dy javë korriku. Fat që çdo gjë përfundoi me sukses të plotë dhe sot jemi të gjithë të lumtur për këtë – do të shprehej  Werner Daum.

Werner Daum përmend disa herë dellin e tij human, jashtë çdo rregulli diplomatik, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke sqaruar se në atë kohë ishte i pjekur, i matur dhe nuk i bënte gjërat për aventurë, e aq më shumë kurajës së çmendur tek vetja të bënte akte në mbrojtje të të drejtave njerëzore.

Ai ka ngulur këmbë deri sa Nënë Tereza mori vizën pas gjashtë herë refuzimi të shtetit shqiptar në atë kohë , për të ardhur në Shqipëri te varri i nënës së saj.

Një herë i thashë gojarisht ministrit të Jashtëm, Reis Malile, tregon W.Daum, se sigurisht që do të ishte më mirë në interesin e Shqipërisë që ta presë një person me njohje botërore si Nënë Tereza, se sa ta merrte vesh bota, që një grua e tillë pengohet të vizitojë varrin e nënës së saj.

Werner Daum ka qenë i lidhur shumë me Shqipërinë ai ka pasur një sërë aktivitetesh, disa ekspozita, si ajo e piktorit të njohur gjerman Horst Janssen.

„Unë kisha bindjen se arti, si klasik edhe bashkëkohor, është çelës për të hapur zemrat e njerëzve. Unë vetë krahas profesionit të diplomatit kam edhe një jetë të dytë intelektuale, kam shkruar disa libra, madje mjaft syresh, kam qenë edhe kurator muzeumi, në vitin 2001 kam bërë ekspozitën e madhe të Shqipërisë në Mynih. Kisha shumë dëshirë që edhe në art t’u jepja shqiptarëve shansin për të parë origjinalet, sepse arti nuk mësohet dot nga librat. Ai mësohet nga veprat origjinale. Përmes aktivitetit tim si kurator në Mynih kisha kontakte të mira në Gjermani. Kemi patur një ekspozitë interesante me lojëra shahu, me figura klasike shahu pjesërisht prej qelibari dhe fildishi të periudhës prej shekullit të 18-të deri sot, që pati një sukses grandioz te shqiptarët, të cilët e duan shahun. Apo Horst Janssen, që ju përmendët, pastaj kisha njohje të tërthorta me shkrimtarin gjerman Martin Waltzer, i cili erdhi dhe banoi tek unë një javë dhe që u entuziasmua ashtu si dhe unë nga njerëzit në Shqipëri. Dhe kjo më hapi shumë, shumë dyer dhe shqiptarët e kuptuan se qënka dikush, që nuk interesohet vetëm për art dhe kulturë, por edhe për ne,,- shpjegon Diplomati.

Shqipëria në sytë e diplomatit gjerman Werner Daum

Sinjali i kthesës – Eksodi i shqiptarëve më 2 korrik 1990

Ein Kommentar

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..