Ngjarjet e fillim korrikut 1990-të vazhdojnë të kujtohen çdo vit, dhe jo vetëm në datën dy , por edhe në datën tre , katër korrik e me radhë. Ngjarja është SHUMËDIMENSIONALE , ajo vijon të tregohet gjithmonë në numrin njëjës , pra historitë e strehimit të njerëzve në ambasadat e huaja janë individuale. ( 4.korrik 199o ora 08.15 futem në ambs.gjermane )

Po tregoj në mënyrë të përsëritur: Njëzetë e pesë vjet më parë një kontigjent shqiptarësh , me guxim të paparë ndonjëherë deri në atë kohë, hynë në ambasadat e huaja në Tiranë . Ngjarja ishte shumë e bujshme, patjetër , ëndërr syçelët, sidomos për ne që e përjetuam me veten tonë aty . Shqipëria e atyre viteve ishte ashtu siç ishte, tani e dimë të gjithë. Ardhja deri te kjo histori e bujshme nuk ishte dy Korriku vetëm si datë , pasi kjo datë u përdor nga agjenturat e huaja apo edhe nga vetë qeveria komuniste e Ramiz Alisë e tjerë e tjerë, por zanafilla politike e saj ka qenë më herët . Dy Korriku korespondon me shpalljen e kushtetutës së Kosovës, kështu u pëshpëriste atëherë. Por tanimë mbeti kjo datë, e kjo ngjarje me këtë datë kujtohet, për fat të keq ky përkim është bëre me qëllim jo të mirë. Unë jam katër korriksh 90-ta. Tentova në datën dy, pa përmendur tentimet e kahershme me ëndrra e plane arratisjeje, të kërceja brënda në ambasadën turke. Sot më vjen për të qeshur kur e kujtoj. Aty afër ambasadës turke banonte një shok i ngushtë, me të cilin unë takohesha shpesh para pallatit të tij . Ej R.. , shih i thash, të kërcejë tani për 7 seconda brënda në ambasadën turke , aq ishte 50-60 m distancë . Ç’farë bën , të iku menìa , nuk e shikon se po vjen era superfuqi ? Ç`të duhet turkja ty mer lal , prit se kena atë gjermonen ne . U mendova pak, ja ç´do të thotë të lindësh e rritesh në Tiranë,- i thashë atij me shaka. Fakt është se te ambasada turke ishin futur me bujë të madhe katër a pesë vetë ,të cilët ishin pajisur me pashaporta udhëtimi dhe trajtoheshin te “Arbana” krejt normal, më duket. Ky grup ishte sinjali më i fortë se ai i shpërthimit në dy korrik te ambasada gjermane . Kishim dëgjuar se te ballkonet e hotel-resorant ,,Arbana“, nuk e di saktë , ata përshëndesnin njerëzit poshte xhiros dhe nëpërmjet të afërmve të tyre u hap lajmi se ç`do gjë shkon në rregull dhe nuk kishin pësuar gjë…etj.
Nejse shumë mirë , por mos të harrojme që frika ishte e madhe, situata ishte e tensionuar, shpërthim bombe te ambasada kubaneze…etj. Në datën 3 korrik iu kushtova hedhjes , planzhonit në ambasadën gjermane . Nuk u bë gjë , shtetrrethim i paparë . Njerëzit parandienin shumë, aq sa në stacione autobusi kudo nëpër rrugë ata flisnin hapur për ngjarjen e ambasadave e sidomos për atë gjermane. Ngjanin sikur thoshin, diku me zë , s’ka gjë vijmë nesër prapë . Zanafilla, e dine të gjithë tashmë , është më herët. Historia e vëllezërve Popa në ambasaden italiane ishte ashiqare. Aty te kjo portë ambasade bënin shërbim gati gjithe policia sekrete e shtetit në atë kohë. Rruga afër kësaj ambasade, rruga e Elbasanit , frekuentohej nga studentë të panumërt. Qyteti i studentëve kishte kohë që ashtu si me shaka , aty afër mbrëmjes , përfundonte te bërtitjet me të madhe .. duam ujë , duam drita .. deri te fjala, duam liri ! Oshëtimat shkonin me jehonë deri në zonën e bllokut. Qeveria trembej nga kjo zhurmë e fortë, dërgonte specialistat e vet të na qetësonin, ashtu siç dinin ata. Qyteti Studenti ishte fortesa liberale, aty ndiheshim të lirë dhe të mbrojtur bashkë, aq sa ishte e mundur. Populli i Tiranës mban peshën kryesore të kësaj proteste të madhe. Ata ishin më të sqaruar se kushdo tjetër, që komunizmi do rrëzohej shpejt . Pastaj gjithë Shqipëria nuk do ta kursente më atë sistem. Detajet e kësaj historie të rrallë nuk kanë të mbaruar.>>>>>>> lexo të plotë KOHË E SKALITUR THELLË. Po ti mbledhësh të gjitha tregimet e secilit prej atyre që u futën në atë kohë në ambasadën gjermane, formojnë gid-in e mëposhtëm.
SHËNIM NË FORMË INVENTARI. KONSTRUKT PËR NJË GID
Tirana kryeqyteti i Shqipërisë, Ambasadat janë aty, ajo italiane , vëllezërit Popa i kishin çuar në Itali, katër veta hidhen te turkja, ca më parë te grekja ose e kundërta, ca te francezja, bombë tek ajo kubaneze…etj. Rruga e Legatave mbushur me police, ndonjëherë bosh, pastaj civila me shkopa gome, apo me kobure . Ouu shpërthim te gjermanja, kamioni rrëzon murin , krisma armësh, e kam plumbin akoma në mish. Frikë përbrenda, guxim tek sytë, vijmë nesër prapë. Rrugë e Kavajës, shumë njerëz janë mbledhur, kshu edhe ashtu. Dita tjetër, përsëritet pa shkrepje armësh. Ambasada , muri , kangjella , brohorima ,deuçland, e padëgjuar. Ambasada gjermane mbushet plot, ca ditë ska bukë ujë, altopolandë pa muzikë dilni jashtë , ku do vini, atje sju pret njeri, ça do bëni në Gjermani. Politika , regjimi, nuk dim gjë ça do bëjnë me ne. Mbase vdesim bashkë të gjithë grup? punë e madhe !, kampionati botror 1990 luhet në Itali, mbase fitojnë gjermanët. Tension aty brënda, infiltrim kalecash më duket, fillojmë të studiojmë njeri tjetrin nga e para, dyshime spiun? kur je futur ? Erdhi uji ,çe do, ambjenti po qelbet. Të vendosur, nuk dalim gjallë që këtej përpos…! Kanë ardhur të OKB-së t’na marin me avionë, nëse jo, do na futen me ushtri.Mali me gropa, heshtje, pastaj pëshpërimat, do ikim. >>>E vërtetë , „Ju do të braktisni Shqipërinë , mos harroni se po lini një vend të bukur mbrapa- tekstualisht, shpërthim në lot, gëzim e brohorimë .Qetësi, poshtë komunizmi , doiçland, rroftë Gjermania, pashaporta udhëtimi, ambasadori mbush letrat. Sonte do ikim më duket, saviemat janë vendosur aty, natë, në grupe dalim të hipim autobusave. Tirana prapë dritë ,autobusat ecnin ngadalë , ushtarë me lopata xheniere, do zoti nuk ka plumba. Durrës edhe aty dritë, ska mallkime më. Anije të mëdha presin, zbresim, marim erë tokës ndoshta nuk kthehemi më. Anija brënda kishte gatuar mish pule , mbushëm barkun, jashtë det me ngjyrë të zezë, është akoma natë, fillon të zbardhet, det i kaltër, toka italiane përballë. Hapim krahët, marim frymë thellë , LIRI.
HISTORI E SHËNDOSHË
Pa e heroizuar shumë ngjarjen , do thoja se, shumë gjëra nuk do i filloja më nga e para edhe kundrejt shpagimit më të madh që njeh bota , por historinë e ambasadave do ta përsërisja prapë edhe me rrezik jete , nëse do e donte e mira e vendit, kaq.
Është e tepërt, tani pas 25 vjetësh, në këto kushte që ka Shqipëria e 1001 halleve , të kërkohet mirënjohje nga autoritetet shtetërore kundrejt atyre njerëzve që u futën në ambasadat e huaja, thënë me takt dhe modesti se nuk i kushton asgjë të kujtojnë të paktën vetëm si nuance historike ngjarjet e fillimkorrikut 90-ta ..etj. Shtetarët shqiptarë kanë vështirësi të tmerrshme ta bëjnë Shqipërinë , jo se s’duan, nuk e bëjnë dot më tani. >>(Korrupsioni, hapja e dosjeve si gjithë bota, krimi mafioz deri në kupolën e shtetit , historia e ndarë dhe tribale , koncept zero në formimin e shtetit komb.. etj..etj ).Shihni sot vetëm një aspekt, islam-radikalizimin e shqiptarëve, kush e ka fajin për këtë diaspora ? shqiptarët e ambasadave ? intelektualët e emigruar në perëndim ? Diasporaaaaaa?, jo, kurrsesi .
Shqiptarët e Ambasadave zgjodhën të parët rrugën europiane, atë jo në kuptimin egoist. Parrullën, e duam Shqipërinë si Europa si askush tjetër se shqiptarët e diasporës e mbajnë gjallë. Fat i madh, rrugët e njeriut në jetë janë enigmë ,të padepërtueshme ..një diçka e tillë , thotë bibla.
Diaspora ka qenë dhe vazhdon të jetë një Shqipëri rezervë, një Shqipëri tjetër, një Shqipëri e vërtetë. Shqipëria diasporike, kjo Shqipëri rezervë , e ushqen Shqipërin ballkanike, që sot është dy shtete. Ky ushqim shpirtëror është i shëndetshëm, i nevojshëm , jep ide , mer ide, i rikthen idetë, bën riciklim idesh, vrullesh, mendimesh – ka thënë Ismail Kadare
Sot jemi 25 vjet larg nga këto momente të paharruara. Bëhet pyetja se ç’u bë me këta njerëz? Ata janë pothuajse të gjithë me nënshtetësi të huaj. Politikisht dhe kombtarisht ky kontigjent shqiptarësh është pjesa organike më e shëndoshë e Diasporës sot për sot. Suksesi dhe fati i tyre lidhet drejtpërdrejtë me Shqipërinë, ose n.q.s tranzicioni shqiptar këto 25 vjet flet për ndonjë sukses, ato janë të lidhura mish e kockë me këta shqiptarë të ambasadave dhe tërë diasporën shqiptare në perëndim. Një gjë ka mbetur vërtet e sinqertë, dashuria për vendin që braktisëm, Shqipërinë. Në fillim u mallkuam, tani quhemi shqiptarë në diasporë, ne të cilët nuk do reshtim të lobojmë ditë e natë për kombin shqiptar europian.