O UDHËTAR, TË LUTEM ÇOJA KËTË PUSULLË NËNËS TIME!

“Tirana nuk fjeti atë natë. Ishin 5000 vetë nga një kryeqytet i vogël. Ishte njëlloj sikur Parisit t’i iknin 120.000 të rinj, ose Moskës 200.000. Ç’nuk u fol e ç’nuk u pëshpërit ndërsa mbrëmja mbulonte kryeqytetin. Dihej se do të iknin me tren, për të hipur në vaporë në Durrës, por askush s’e dinte orën. Ata kaluan rreth orës një të natës, të errët e të heshtur si arkivole. Dëgjohej vetëm gulçima e motorëve. Kur trenat u nisën drejt Durrësit, pati disa thirrje e brohoritje, por para hyrjes në vaporë plasi vaji. Nëpër terr puthnin tokën, pastaj shtyheshin në atë drejtim ku vendi i tyre mbaronte dhe fillonte uji. Të nesërmen pa gdhirë mirë, nëpër rrugët nga kishin kaluar autobuzët, kalimtarët gjenin copëra letrash me një adresë ose një numër telefoni sipër, zarfe që kishin brenda fotografi, para (lekë) ose ndonjë kujtim. Shumica e tyre, përbri adresës ose telefonit, kishin ndonjë frazë për kalimtarin që do t’i gjente. O udhëtar, të lutem çoja këtë pusullë nënës s’ime.Ndonëse ishin shkruar me duar fare të ndryshme, ato kishin pothuajse pa përjashtim një stil, atë të mbishkrimeve mbi varre. Ajo që ndodhi të nesërmen ishte më e keqe se një dhunim varreze, më shpirtkazmë se një masakër. Ishte një miting. Një miting i organizuar nga Partia. Për t’u gëzuar për ikjen e 5000 të rinjve shqiptarë. Për të brohoritur atë vdekje. Për t’i treguar kombit shqiptar se Partia ishte më e fortë se kombi, se ajo , jo vetëm shkelte mbi lidhjet e gjakut, por e detyronte kombin të duartrokiste atë shkelje”- kështu do të hymnizonte I.Kadare «dy korriksat» në 1990-ën.

SOT ËSHTË DATA DY KORRIK.

Sot është  një festë e përvitshme, që kujtohet pa bujë të madhe për të 26-ën hFoto-Studentenausweis e prererë. Si sot para 26 vjetësh ndodhi që një kontigjent i madh shqiptarësh, kryesisht të rinj e të reja, shpërthejnë të hidhen në ambasadat e huaja në Tiranë. Eshtë histori e fillimeve të reja për popullin shqiptar. Është një histori heroike, që për fatin e mirë, nuk përfundoi në 5000 arkivolë të zhdukur. Kujto fjalët që ishin përhapur atëkohë: i vranë te mali me gropa, apo i  hodhën në det kufomat e tyre …
Sot jemi të lumtur dhe, ngjarje të tilla rezultojnë të mbeten  histori nga më të shëndetshmet që ka parë vendi këto 26 vjet. Pa e heroizuar shumë ngjarjen, do thoja se, shumë aventura nuk do njeri ti nisë më nga e para edhe kundrejt shpagimit më të madh që njeh bota. Por, historinë e ambasadave do e përsërisja gjithmonë me të njëjtin vrull.
Sot, duke marë parasysh njëmijë-e-një hallet e shqiptarëve, theksoj suksesin e 5000 të rinjve shqiptarë që braktisën Shqipërinë nëpërmjet amabsadave të huaja në korrik 90-ën. dhe që i parapriu vëndit drejt ndryshimeve të mëdhaja demokratike.Suksesi epokal është se, ky kontigjent hapi rrugën i pari për të prekur perëndimin europian, pas rënies së komunizmit. Ky kontigjent, sot pjesë e diasposrës, është pjesa e mirë organike e shumë Shqipërive që ne sot kemi.
Shihni Shqipërinë Londineze (Shqipëria, pavarësuar kongres.londrës) të traumatizuar nga krim-korrupsioni dhe pafuqia e saj të bëjë ligj dhe shtet për popullin e vet. Shihni Shqipërinë atlantike, Kosovën e lirë, e cila është mbështetur me gjak e shpirt nga Diaspora mbarëshqiptare në perëndim, sot po këmben lirirë me islamizimin radikal ekstrem.
Shqiptarët e Ambasadave zgjodhën të parët rrugën europiane, atë jo në kuptimin egoist. Parrullën, «e duam Shqipërinë si Europa» si askush tjetër se shqiptarët e diasporës e mbajnë në frymë dhe ide.

Diaspora ka qenë dhe vazhdon të jetë një Shqipëri rezervë, një Shqipëri tjetër, një Shqipëri e vërtetë, e cila e ushqen shpirtërisht Shqipërin ballkanike, që sot, lumturisht është dy shtete. Ky ushqim shpirtëror është i  nevojshëm në çdo çast sepse diaspora me frymën e saj jep ide , mer ide, i rikthen idetë, bën riciklim idesh, vrullesh, mendimesh për të mirën e vendit amë. – kështu e quan sot  Ismail Kadare „Shqipërinë Diasporike„.

Shkruar nga  ©luan lapi , pjesëmarrës  në ngjarjet e fillim-korrikut tek ambasada gjermane në Tiranën e vitit 1990.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..