Ra mortja vetëm tek ne?

Ismail Kadare në një bashkëbisedim me shqiptarë të diasporës shpjegon qartë se sa  theks, zhurmë për tu ndjerë i jepet ardhjes së fesë myslimane te shqiptarët pa qenë nevoja. Është etja për spekullim që ka fryrë propagandën fetare kundër shqiptarëve, në raste të caktuara nga vetë shqiptarët.

Ismail Kadare thotë se: Vepra 19. I Kadare .....«Kundër Skënderbeut, për shembull, është bërë një propagandë monstruoze qindravjeçare. E para që e ka bërë këtë, ishte Perandoria Osmane. Ajo e ka quajtur atë tradhëtar e bukëshkalë. Edhe sot ka fundamentalistë  që e quajnë Skënderbeun njëlloj si osmanët,  tradhëtarë. Unë lexova në shtyp se para disa ditësh, në fushën e Kosovës është bërë festim për kujtimin e vrasjes së Sulltan Muratit. Ça janë këto gjëra? Europa ti bën këto ty, ajo të thotë festo Sulltanin që ti kemi mirë punët bashkë! Shpesh ankohemi ndaj Europës, po si e bën ti këtë duke na i dalë akoma në mbrojtje Sulltan Muaratit? Kjo është ditë e zezë!

Prandaj nuk është feja pushtimi, por është flirti që bëhet me pushtuesin. Që përzihet feja me këtë punë po, përzihet. Historia e fetarizimit të shqiptarëve, nuk ka kohën dhe s’do të ketë për një periudhë të gjatë kohën për t’u zhbiruar, sepse hap sherre të panevojshme. Etje për spekullim kemi ne! Ka një të vërtetë themelore, jo për tu harruar një poshtërsi: Luftën kundërosmane e kanë bërë njëlloj të gjithë në Ballkan. Tani, e dimë që ka fundamentalistë që besojnë në përralla, dhe ka idjotë plotë që besojnë në teza, si për shembull ato ça thotë Oliver Shmidti… etj.

Tabloja themelore për ne janë  rilindasit shqiptare … po megjithate është një kujtim delikat. Nuk duhet zhbiruar me pasion si erdhi kjo puna e fesë, sepse herët a vonëëë!…dëgjoni, një filozof i madh francez thotë: Çdo Komb tregon pjekurinë e tij, ai di çfarë kujton dhe di çfarë harron. Harron jo në kuptimin absolut të fjalës por nuk i thekson.

Ja një shëmbull: Kujtimi më i hidhet i Francës është “shën Bartholomeo”, nata ku u bë një kasapanë e tmerrshme qytetare midis  protestanteve me katolikët. Franca nuk e harron por, nuk e thekson ta kujtojë me bujë ktë ditë.

Prandaj ska pse të trillohet, kush ishin më të mirë ata që mbajtën fenë apo ata që se mbajtën.Të dy njëlloj ishin, shqiptarë! Nuk ranë nga qielli, shqiptarë ishin edhe ata që nga të krishterë u bënë myslimanë. Nuk ka nevojë të zhbirohet kjo gjë, është herët dhe kërkon gjakftohtësi për tu shpjeguar, gjë që ne shqiptarëve përherë gjatë historisë na ka munguar ta sqarojmë mirë të vërtetën tonë.

Feja në Ballkan ka disa arsye, si erdhi e si e sollën. Në Ballkan u konvertuan në fenë myslimane me qindra-mijra nga të gjitha anët. Kreta u bë e gjitha myslimane 100%, dhe pastaj u kthye prapë në fenë e mëparshme sepse nuk morën favoret që prisnin prej Turqisë. Bullgaria u bë ¼ e popullsisë myslimane, serbët u bënë pak më shumë. Mos të themi rrufeja na ra vetëm ne shqiptarëve. Ne ndoshta e tepruam pak, por ashtu ndodhi në tërë Ballkanin.»—©L.Lapi , intervistë e bërë në Këln 2010-tën..⊕

“Shqiptarët në Kosovë kishin mungesë të tmerrshme lirie, nuk kishin mungesë xhamish„!

Advertisements
Postuar te Lexo Ismail Kadare !

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Kadare lexon shqip për publikun gjerman.
Më të rejat
Fotografi
Këtë e pëlqejnë %d blogues: