Kisha frikë të shikoja andej… nga vendi AMË

Ismail Kadare, shkrimtar i shquar shqiptar, më 20 maj në kuadër të takimit letrar „Azem Shkreli”  do të jetë në Kosovë.  Vizitën në Kosovën e lirë Kadare e bën për të disatën herë .Kadare për çështjen e Kosovës ka shkruar libra, letra, artikuj, intervista, ka shkruar mijëra faqe që  botohen në dhjetëra gjuhë të botës…Dramën që kaloi populli i Kosovës gjatë shekullit XIX ishte mjaft e rëndë për shqiptarët. Në intervista të ndryshme I.Kadare dallohet shumë kur flet për shqiptarët e lirë, sidomos, kur flet për Kosovën e lirë. Shpesh atij i përmenden qortimet e shumta para, gjatë apo pas luftës së Kosovës ndaj disa intelektualëve të caktuar. Ai nuk ndërron qëndrim, por aty ku ja mer mendja se qortimi mund të ketë qenë keqkuptim, natyrshëm ai shfaq një brerje ndërgjegje. Këtë brerje ndërgjegje atij ja shkakton KOSOVA E LIRË. Ismail Kadare ka një sens të veçantë në konceptin mbi Lirinë. Çmimi që ju dha Kadaresë në Jeruzalem ishte i lidhur fort me këtë paradigmë.

„Njerëzimi është nën nivelin e lirisë”- Ismail Kadare

Kujtimin e parë rreth jetës së shqiptarëve të Kosovës shkrimtari e ka pasur në disa ditë tetori 1972. Në atë kohë Kadare ka qenë në shoqërinë e mikut të tij,  poetit të njohur të Kosovës  Azem Shkreli.

Kadare tregoi një herë : Azem Shkreli  më pyeste në atë kohë, tetor 1972,  hë si duket Shqipëria ka ndonjë shenjë liberalizmi? Unë i përgjigjesha po. Po më gëzon shumë, më tha. Se s`shoh ndonjë shenjë nga jashtë përsëriste ai. Nga jashtë nuk ka shenjë, por nga brenda ka, vazhdova. Unë dija në atë kohë që në udhëheqjen shqiptare egzistonte një grup liberal, në thonjëza, ose diçka si liberale aq sa mund të ishte, si Todi Lubonja etj…. Më vonë doli që unë  s´kisha patur të drejtëKa ndodhur shpesh në diktatura, gjoja jepet një si frymë oksigjeni dhe  pastaj kur të vjen karboni e të mbyt fare.

Ne jemi takuar më vonë dhe e bëmë këtë bisedë me Azemin, ai ishte i sjellshëm nuk thoshte gjë. Unë i thashë, ti kishe pasur të drejtë!

KADARE A.SHKRELI

„Kur isha i vogël, më tregon Azem Shkreli në atë kohë,  ngaqë familja ime  ishte e varfër, pasi dilja nga shkolla, im atë më çonte të kullosja një lopë. Shpesh mbetesha vetëm me lopën në ndonjë faqe kodrine të butë. Vështroja përreth: asnjeri. Atëherë mendoja se ishte koha të bëja një gjë të ndaluar, një gjë tepër të dënueshme, diçka që ja kalonte mëkatit.Ti qesh ? Ke të drejtë të qeshësh. Po prit më degjo deri në fund. Ajo gjë e ndaluar ishte kthimi i kokës, nga ai drejtim ku mendoja se ishin malet e Shqiperisë.Ti habitesh? Të duket frikë e tepruar. Ishte një frikë e tepruar nga fantazia fëminore ….Ishim aq shumë të tmerruar nga ato që kishim dëgjuar, nga vrasjet e fshehta, torturat , spiunët që gëlonin kudo, saqë mjaftonte edhe kthimi i kokës nga drejtimi i tokës ku duhej të ishte vendi AMË,do të dëgjohej nga dikush, do të kallëzohej, do të shkaktonte tmerr.…- Ismail Kadare në tregimin „Fusha e Mëllenjave,,

(Kujtime & Intervista të I.Kadare përmbledhur nga ©L.Lapi & ORG. KULTURË DHE INTEGRIM)

 

Ein Kommentar

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..