Rasti i arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë, shkaktoi indinjatë të thellë te gjithë shqiptarët. Institucionet shtetërore të të dy Shqipërive kanë vështirësi të zhbirojnë sekretet që fshihen pas këtij arrestimi. Duhet gjetur një herë si funksionon propaganda serbe. Franca me qytetërimin e vlerave të saj, të sqarojë shqiptarët për këtë padrejtësi në emër të moralit serb, gjoja. Pyetja është, sa pi ujë edhe sot propaganda famëkeqe serbe në Francën europiane dhe vulgun perëndimor? Gjykata ndërkombëtare e Hagës, juristët e së cilës ishin francezë, e nxorën dy herë të pafajshëm luftëtarin e lirisë. Dhe Franca, anëtare e Natos, arreston bashkëçlirimtarët e saj, me urdhër të nxjerrë nga fletëarrestesh serbe.!
-Franca bëhet shpesh herë sallon flirti për serbët. Mediat franceze pak para luftës së Kosovës ngritën kundër saj gjithë bateritë e propagandistike. Në një shkrim të Drashkovicit në „Le Monde diplomatique“ p.sh. vite me radhë, renditeshin gjithë vezirët, gjeneralët e kryevezirët shqiptarë, me nëntekstin e qartë drejtuar shqiptarëve: koha juaj, kur ishit senjorë të Ballkanit ka kaluar. Tani, zotër jemi ne, sllavët e jugut.
-Një reagim tepër të ashpër ka bërë Kadare ndaj librit të francezit Xavier Raufer. Pikërisht në kohën e barbarisë serbe Raufer me librin e tij “ Mafia shqiptare “ jep shembullin e racistit primitiv, që të kujton fashizmin – shprehet Kadare. Në libër thuhet se kombi shqiptar ka strukturë të brendshme mafioze, për të ardhur te pohimi kriminal se të deportuarit shqiptarë gjatë luftës së Kosovës, nuk iknin prej masakrave, por ishin të zgjedhur nga mafia për të shpërndarë drogën nëpër botë. Është padyshim revoltuese që një intelektual francez mund të pështyjë kështu mbi dramën e një populli, mbi fëmijët e vrarë mbi gjithë atë zi pafund. E megjithatë as racizmi i këtij barbari nga Europa, as racizmi prej horrash provincialë italianësh apo grekësh nuk përligj marrëzitë tona.
-Ka akoma shtete perëndimore që iu besojnë serbëve, ngaqë, propaganda e tyre antishqiptare ka qenë dhe është e tërbuar. Në një intervistë për shekullin, tetor 2000 Kadare është shprehur:
„… Në kujtimet e amerikanit Xhejms Rubin, botuar në “ Financial Times“, përmendet episodi kur presidenti i Serbisë, Milutinoviç që kryesonte delegacionin serb në Rambuje, duke mos kuptuar asgjë nga ajo që po ndodhte, u thotë amerikanëve: Përse shqetësoheni për shqiptarët? Na e lini ne këtë punë dhe ne e mbarojmë për një javë“ ( me fjalë të tjera, na e lini t’i farojmë shpejt e shpejt). Të mësuar të flasin kështu me perëndimorët kur vjen fjala për shqiptarët, serbët e përdorin atë gjuhë edhe një javë para bombardimit. Pyetja shqetësuese: mirë ky kriminel që flet kështu, po Europa si e ka pranuar këtë gjuhë më parë? Sepse kjo gjuhë cubash, për fat të keq nuk është përdorur për herë të parë në Rambuje. Ajo ka patur , me sa dukej një traditë dhe pranimi i asaj gjuhe ka qenë i interpretuar nga serbet si dritë e gjelbër për krimin antishqiptar.
-Një herë më mer në telefon, për të më thënë se ka ndodhur diçka e keqe: ministri Edmond Davedjan, me origjinë armene, i acaruar, me sa duket, me zjarrminë proshqiptare të Groult-it, i ka thënë se ka pasur gjeneralë shqiptarë, që kanë komanduar trupat turke, që masakruan armenët. Ah pa shiko – i them. Një shpifje më shumë. S’u bë hataja. Ai më bind s’është ashtu. Ministri Davedjan është një nga më të zgjuarit dhe më ndikuesit në qeverinë franceze. Groult-i mendon se duhet t`i shkulet sa më shpejt nga koka kjo ide e mbrapshtë. Ai mendon se për këtë duhet të hamë një drekë të tre në shtëpinë e Groult-it. Përgatitemi të dy për drekën. Në të vërtetë, një nga gjeneralët që udhëhoqën krimin, Enver pasha, kronikat e japin me zanafillë të turbullt ballkanase. Vetëm kaq. Ka gjasë që emri i Enver Hoxhës të ketë qenë një shtysë fare e rastit në këtë hamendje. Edmond Davedjan është tepër i zgjuar. Për disa minuta ai kap atë që të tjerëve do t’u duheshin disa orë. Mjafton të sqarohet se më 1915, koha e masakrës, Shqipëria sapo ishte ndarë nga perandoria dhe quhej e pabesë, njëlloj si armenët, se shumë armenë u strehuan në Shqipëri, fill pas tragjedisë dhe se mamëdhëniet e tyre me shqiptaiët janë të shkëlqyera, që ai të bindet / (KADARE në tregimin “ Baroni Groult“)
Një tjetër taktikë e propagandës serbe është se sapo bie një mit i tyre 5 ata e kanë bërë gati kundërmitin. Ja si e shpikën mitin gogol » SHQIPËRINË E MADHE«
*Pyetje Ismail Kadaresë dhjetor 2010 : Si do të jetë puna e shqiptarëve gjatë integrimit në Europë, a do ndikojë Europa në bashkimin kombëtar shqiptar?
-Kadare: Varet se me çfarë vizioni e sheh. Si rrethanë kjo e favorizon atë. I heq dramacitetin, i heq tmerrin , i heq atë të »gogolit«, sepse nqs ka pasur ndonjë gogol, ai ishte gogoli i „Shqipërisë Madhe“, të cilin Serbia diti ta shfrytëzojë me dinakëri… Le të jemi të sinqertë, e ta themi se kishim një gjë të favorshme, që për fat të keq të termit u bë nga fashizmi ky favor. U krijua diçka që i ngjante asaj të krijimit të Shqipërisë Madhe, të cilin Serbia diti ta shfrytëzojë jashtëzakonisht mirë këtë në mendimin demokratik të europianëve për llogari të sajën. Shikoni tha, se Shqipëria po do të ribejë modelin e Hitlerit, atë të Shqipërisë së Madhe. Ne nuk kemi qenë të aftë ta shpjegojme këtë koncept. Kjo, në të vërtetë, s’ishte shkrepje në kokë e Hitlerit pooor ishte një mënyrë e të menduarit tradicionalisht gjermane e austriake e jo projekt nazist, siç e paraqesnin serbët. Ishte menduar që Kosova me Shqipërin të ishin bashkë. Ne shqiptarët s‘kemi qenë të aftë ta shpjegojmë me urtësi këtë gjë. Sepse nuk është e thënë që ne tashi duhet të bëjmë të kundërtën e asaj ça thoshte Hitleri. Propaganda e Hitlerit ishte nga më populistet, ai thoshte të vdesim për liri, populli mbi të gjitha ..! Ç`farë, do dalim tani ne të bëjmë të kundërtën? Tani s´do të thotë që ça ka thënë Hitleri ne duhet të bëjmë të kundërtën, të themi se, nuk e duam lirinë? Në mendimin austriako-gjerman kombi shqiptar perceptohej një shtet i bashkuar. Por meqënëse kjo u tha prej Hilerit mbeti si një gogol, që serbi e shfrytëzon akoma. Prandaj përmenda pak më parë – durim, do paguajmë një taksë! Populli duhet të dijë kur të paguajë dhe për çfarë të paguajë një taksë. Ka shumë popuj që i paguajnë borxhin historisë së tyre.
®topkadare.com, Luan Lapi , Essen më 12.01.2017.
Pushtimet janë fate, fatkeqsi apo tragjedira të pashmangshme popujsh, – thonë historianët. Shpresojmë që me serbët të mos dashurohen gjermanët. Gjermanët e 1940-ës kishin pasur një ide tjetër në kokë, këtë e ilustron qartë një karikaturë e kohës !
Ky gjeni qe nuk ka lene, problem dhe çast historik, pa sqaruar, udhezuar dhe ndihmuar kombin shqiptar dhe mbare boten, ndaj nuk eshte quajtuar me kot nga studiuesit e huaj: Zoti kadare eshte ndergjegje kombetare dhe nderkombetare. por fatkeqesisht eshte i vetem ne kete ze te madh intelektual e te perbotshem.
LikeGefällt 2 Personen