
Kastriot Myftaraj mos çpif kundër Kadaresë !
Me sharjen e Zonjës Vlahutin e tregove veten që je një antishqiptar i përbetuar. Antishqiptaria matet edhe me matësin e dëshirës per europianizim të Shqipërisë. Rrugën tënde antishqiptare t`a tregoi shumë mirë edhe zoti Hahn e edhe Zoti Kadare .Të kotë e ke ! Populli është ngopur nga shpifjet tua për çdo njërin që është gjallë. Je i pa dëshirueshëm në skenën e mashtrimeve dhe antishqiptarizmit tënd. Boll mo !
Kadare e bëri gjestin më njerëzor e më civilizues duke i kërkuar falje Zonjës Vlahutin. Kadareja e di kur flet .
Të humburit nën maskën e antikomunizmit , të përgatiturin pas Letrës se Katovices nuk janë shpresa e Shqipërisë . Edhe ti je një nga ata që çirresh e përmjerrësh si anti , anti, anti … e në të vërtetë je një « hiç i hiçit që rrotullohesh me qëllime të hiçit dhe me urdhër të donkishotëve të Ballkanit .
Diku i “fshehur” Don Kishoti i Ballkanit iu dërgon sançopançuave të Shqipërisë këtë: ”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i frynte pëlhurat e planave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. Se do të jetë e pamundur të bëhesh kalorës nëse nuk dëshiron dhe nëse s`ke kurajë e as vullnet për të marrë hakun e të parëve dhe për të mbrojtur të kaluarën tënde të “ndritur” duhet ta dini se sikur mos të përmbaheni prej frikës mund të nisim lëvizjen e punëve se frymët e vendësve nuk janë kurrë të qetësuara, e na mundemi t`i kthejmë gjërat si ishin dikur”(nga Don Kishoti i Cervantesit f.96). Ta dini se “Shqipëria është vend i paradokseve. Secili paradoks paraqet një realitet të hidhur, por të gjithë së bashku tregojnë fytyrën e vërtetë të Shqipërisë.”
”Sikur era fatbardhë, e cila gjer më tani na ka vajtur kundër, të na kthehej menjëherë në favorin tonë e të na i frynte pëlhurat e planave tona dhe të hynim me siguri e pa rrezik në limanin tonë, ne do të fitojmë. (nga Don Kishoti i Cervantesit f.96).»
Fatkeqësisht era fatbardhë nuk do kthehet kurrë në favorin tuaj , dhe çdo lojë e juaj është e dështuar . Lëre Kadarenë në rolin e tij të të madhit të kombit”
Shiko , mos po gjen ndonjë gjë edhe për mua në dosjet e sigurimit shqiptar, se mos isha edhe unë i KGB-s .
Trus bythën , pranoje gabimin ,kërko falje dhe mos sulmo va e pa va , se të doli boja !
Përshëndetje nga Gjakova
Fahri Xharra,12.05 17