Instituti Europian “Pashko” i akordoi dje shkrimtarit Musa Ramadani çmimin “Kadare” 2017 në një ceremoni të organizuar në mjediset e UET, ku shkrimtari u përfshi në një forum letrar me pedagogë e studentë. Në intervistën ekskluzive për “Mapo”, Ramadani zbulon pse ka qenë e errët marrëdhënia Kosovë Shqipëri, si iu zhduk botimi në ’89, flet për procesin me Kafkën:
Një shkrirje kufijsh kulturorë mes dy anëve tëkufirit Shqipëri-Kosovë u cilësua sot dhënia e çmimit “Kadare” në letërsi përshkrimtarin e njohur Musa Ramadani.
Çmimi me vlerë 10 mijë euro në vitin e tij të tretë shkon përtej kufinjve tek letërsia shqipe në Kosovë në dorën e një shkrimtari mjaft të njohur atje.
Ky çmim, i cili jepet nga Instituti Europian „Pashko“ me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, u vendos nga juria gjatë •Ditëve Letrare të Razmës• në fund të Majit dhe sot u bë ceremonia e dorëzimittë çmimit për shkrimtarin dhe promovimi i librit fitues, botim i Mapo-editions.
“Profeti nga Praga”, i sjellë si dorëshkrim në konkurs, u vlerësua nga juria në mesin e 36 dorëshkrimeve të tjera nga të gjitha trevat shqip-folëse, nga shkrimtarë të mirënjohur, por edhe të rinj. Presidenti i I Institutit Europian Pashko, z.Selami Xhepa, i dorëzoi trofeun simbolik të çmimit me motivacionin e jurisë: “Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellënjë roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga”shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.
Shkrimtari 73-vjeçar Musa Ramadani kishte një gëzim prej fëmije në ceremoninë e nderimit të tij duke e vlerësuar këtë çmim si një nder që i bëhet letërsisë së Kosovës dhe rrëzimit të barrierave kulturore mes dy shteteve shqiptare.
Fjala e shkrimtarit Musa Ramadani :
“Po të ndodhesha në këto çaste, për shembull, në Vjenë në Pragë ose në Paris, më me ëndje do të interpretoja këto vargjet e mia, do të këndoja një melodi ose do të vizatojë me gishta diçka në ajër. Por jam këtu në Tiranën tonë të bukur, me pretendime metropolitane, prandaj dilema është; a duhet të jem serioz siç jam, apo spirituoz siç kam qenë dikur?Simotra dhe sivëllezërit e mi letrarë e kulturorë, ndihem shumë i nderuar!Prej emocioneve nuk mund të flas ashtu siç e kam paramenduar, megjithatë gëzohem që ky çmim prestigjioz e mban emrin e patrikut të letërsisë shqiptare dhe botërore, IsmailKadare.Kanë bërë mjaft ministritë e kulturës, edhe të Shqipërisë edhe të Kosovës, shumë nënshkrime por se di çfarë është realizuar deri më tani. Por ajo që keni bërë ju, ky tempull i kulturës, i dijes, i shkencës është diçka shumë e madhe.Falenderoj institutin Pashko, zotin Henri Çili, të cilin e njoh që nga ekranet televizive të debateve edhe anëtarët e jurisë, njësoj sikur ata që e kanë marrë anën e “Profetit nga Praga”, por dhe ata që kanë marrë ndonjë mendim ndryshe. Kjo është normale.Jam krenar që i takoj brezit të letrarëve për nga vokacioni që nga Ibrahim Rugova, Eqerem Basha e deri Sabri Ahmeti, Edi Shykriu, Hida Halimi, mund të kem harruar dikë por mirë është edhe të harrohet ndonjëherë, edhe pse tek ne shqiptarët procesi i kujtesës duhet të jetë më i fuqishën se sa procesi i harresës.Më keni bërë një nderim të madh, por ky nuk është një nderim për mua, është një nderim për letërsinë e Kosovës”.