Kombi është parim shpirtëror!

KADARE:...Jam përherë i gëzuar kur takoj bashkombasit e mi, në Europë dhe jashtë saj. Si i ftuar në forumin ndërkombëtar letrar këtu në AKADEMINË E TEATRIT  KËLN, u  propozova  organizatorëve  të më lejonin një kohë që unë të merja me lexuesit e mi shqiptarë, të cilët jetojnë këtu në Gjermani .

Jam i gëzuar këtu me shqiptarët e Diasporës , sepse Diaspora ka qenë dhe vazhdon të jetë një Shqipëri rezervë, një Shqipëri tjetër, një Shqipëri e vërtetë.

Deri para dy vjetëve ishte një, tani janë dy Shqipëri, edhe sikur të ketë një Shqipëri të tretë, s’do kishte ndonjë gjë të keqe, (…e them këtë pa ndonjë përgjegjësi diplomatike) 
Shqipëria ndonjëherë shkakton frike irracionale, tremben   prej saj, thonë se mund te ketë edhe pesë të tilla… Pra, sado Shqipëri të ketë, sot kemi dy Shqipëri në Ballkan, dhe duhet të jemi të lumtur për këtë. Sidoqoftë, shqiptarët sot kanë status të fuqishëm, janë bërë faktor i fuqishëm në Ballkan, gjë e cila nuk është e tepërt për ta. Për fatin tonë të keq  faktori shqiptar në Ballkan ka qenë i tkurrur, ai nuk e ka zënë atë vend real që duhet të kishte.  E  kjo çfarë unë them nuk është as nacionalizëm , as patriotizëm.

Ka vite që ngatërrohen këto terma, me të cilat bëhen spekulime, nga më të çuditshmet , të palejueshme. Zakonisht, këto dy terma shpeshherë ngatërrohen me njëra tjetrën , ose, lihet në mjegull kuptimi i tyre, apo i ngatërrojnë me qëllim. Sa për statusin e shqiptarit në Ballkan , ata nuk kërkojnë ndonjë gjë të tepërt, diçka kundër të tjerëve, diçka penguese. Përkundrazi, ata  kërkojnë atë që meritojmë dhe kjo  do ti bënte mirë të gjithëve, edhe të tjerëve, sepse krijon drejtpeshim në gadishull. Drejtpeshimi është i mirë për të gjithë, madje edhe për ata që mendojnë se urrejnë, më tepër se të gjithë, këtë status, këtë  gjendje natyrale te shqiptarëve. Nacionalizmi i verbon dhe nuk e kuptojnë këtë.

Shqipëria diasporike, kjo Shqipëri rezervë , e ushqen sot Shqipërinë ballkanike, e cila është sot me dy shtete shqiptare. Ky ushqim shpirtëror është i shëndetshëm, i nevojshëm. Ajo jep dhe mer ide, i  rikthen ato, bën riciklim vrullesh e mendimesh.

Do them një citat, përsëris: Kombi është një parim shpirtëror. Ai është truall , histori , traditë, para së gjithash, është vullnet për të qëndruar bashkë. Pas kësaj thotë që është një parim shpirtëror. Duket pak si shkencor , por ja që kështu është. Kombi ka diçka që të tërheq, ftohja ndaj tij, ose tërheqja ndaj tij ngjan sikur është irracionale . Nuk shpjegohet dot shumë me saktësi. Për shembull, pse bien njerëzit në dashuri, ose pse ftohen. Nga ana politike ngjan naive , nga ana shkencore ngjan naive, por ja që qenka e vërtetë.

Ka një  një ngatërresë me termat patriotizmi, kombëtarizmi, atdhetarizmi, nacionalizmi, që janë  nocione, përftime, të cilat shpesh  ngatërrohen me njëra tjetrën. Bëhen spekulime nga më monstruozet. Janë bërë dhe do të bëhen. Konceptet i ngatërrojnë, por nuk janë e njëjta gjë. Po bëj një parantezë, jo pedagogjike por paka shumë shkollore. Nga këto te dyja (atdhetarizmi, nacionalizmi) më i vjetër është Atdhetarizmi, i cili është i njohur që nga antikiteti grek, nënkupton toka e atit. Nacionalizmi është koncept  200-300- vjet i vonë. Ai ka lindur me përmbysjen e feudalizmit në Europë. Fryma Europiane e ka përvetësur patriotizmin , nuk e kanë hedhur poshtë, ata e kanë përthithur, marë prej tjetrit. Sot Europa quhet e kombeve, jo kosmopolitike.

Pra, kombet e Europës e kanë këtë koncept dhe ne do ta mbajmë këtë si ata.  Së paku, nuk do të marim ne të parët flamurin për ta prishur kombin tonë. Kur ta prishin gjermanët, francezët, anglezët… e me radhë, po e shohim edhe ne këtë punë! Pra, nuk do bëhemi të parët ne të vegjlit ta prishim kombin. Do të jetë një budallallëk i pafund, një naivitet, idiotësi e madhe, absurditet, një shkatërrim i tillë. Nuk është problemi ynë të krijojmë gjëra të paqena, gjera fantazmë. Në emër të Patriotizmit janë bërë krime të mëdhaja. Në emër të nacionalizmit janë bërë krime të tmerrshme, kështu që kjo s´do të thotë se ato nuk ekzistojnë.

Po ju jap një nocion tjetër, “Liria“. E njëjta gjë është thënë për lirinë. Liri, sa krime janë bërë në emrin tend?. Po tani do dalim ne të themi liria ështe e keqe?- Jo , sepse liria është e paprekshme. Është vështirë të prekësh lirinë. (Atdhetarizmi) është ndjenje e shëndetshme dhe natyrale, ndjenjë  të duash vendin tend. Se ai që nuk do veten s´do askënd. (Kadare në Këln, më 12.12.2010)

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..