Intervistë me gazetën „Sheshi“ të Kosovës ,
18 korrik 1998
►Gazeta Sheshi: A i duhet Shqipërisë sot një mit rishtar i Skënderbeut (për unitet kombëtar) apo asaj i mjafton një kushtetutë moderne, siç thoshte z. Fatos Lubonja kohë më parë? A e shquan shqiptarin një kod fatalist, një prirje vetëvrasëse?
►Kadare: Kur flitet për fate popujsh, nuk është njëlloj siç flitet për besimin ose mosbesimin në jetën e përditshme njerëzore. (Besoj se do të shërohem nga kjo sëmundje, ose s’besoj se do té shërohem. Besoj ose s’besoj se do të më lere gruaja). Të afishosh mosbesimin në të ardhmen e një populli do të thotë të ngresh flamurin e thyerjes.
Ka shumë popuj që iu pëlqen të shpallen të pafat.
Por janë kultura e tyre, strategjia, filozofia e ekzistencës, që e qorton kété rënie shpirtërore. Ç’do të thoshin gjermanët më 1945, pasi humbën, përveç të tjerash, 20 milion djem, në një popullsi prej 60 milionësh? Ç‘ do të thoshin armenët? Ç’do të thoshin disa nga fqinjët tanë?
Mendoj se këmbëngulja, për t’u kthyer te fati i keq, si ç’do këngë e qyqes është një déshirë për të përligjur mënjanimin dhe mospraninë në ravgimin e një populli, në çastet kur ai ka nevojë për ringritje.
Uniteti, thuhet apo nuk thuhet, është i pranishëm në çdo komb të gjallë sot. Ai s’është as luks, as virtyt. Ai është domosdoshmëri. Ndryshe këta popuj a shtete, që ne na duken të fuqishëm e modernë (aq modernë sa nuk e përmendin fjalën „mit“, aq të sigurt, sa nuk kanë nevojë të flasin për unitet), në të vërtetë janë të gjallë e janë në këmbë për hir të unitetit. Përndryshe zhbërja e një vendi, e një populli, me fjalë të tjera, vdekja e tij nuk është gjë tjetër veç një disunitet që s’resht. Uniteti i popullit shqiptar ka qenë përherë i vështirë, ndaj e rëndë dhe tragjike ka qenë historia e tij. Ajo s’mund të jetë veç e tillë edhe në të ardhmen në qoftë se kjo sémundje nuk do të zbutet.
Uniteti i çdo populli, ashtu si pullazi i çdo tempulli mbështetet mbi disa shtylla. Kur shtyllat nisin e bien njëra pas tjetrës, pullazi do të bjerë, e pas tij do të bjerë vetë kombi. GJERGJ KASTRIOTI,që përmendni ju, është PROGRAMUESI kryesor i orientimit shqiptar. Programi i tij vazhdon të jeté ende i sakté, ndaj goditja kundër figurës së tij, është goditje tradhtare kundër jetës së Shqipërisë.
Një shtyllë tjetër e kombit shqiptar është Gjuha Shqipe, kjo pjellë e tij madhështore, që si në pasqyrë, ashtu si çdo gjuhë jep mendesitë tona, fuqinë e mendjgye të shpirtit, fluturimin dhe energjinë tone të brendshme. Ashtu si Skënderbeu, Gjuha Shqipe u sulmua vitet e fundit edhe më tinëzisht dhe kjo nuk është e rastit.
Shtylla të tjera të kombit shqiptar janë kujtimet historike, toleranca fetare, përftimi i nderit e familjes, energiia për të qenë bashkë, së fundi kultura e tij. Të gjitha këto u sulmuan nga i njëjti zhgan i pabesë, që përmenda më lart. Ju i dini ulërimat e këtij zhgani. Ju i dini propozimet e tij. Ju e keni parë besoj se si muaj me radhë, sa here flitej për Shqipërinë në TV-të e huaja, në hartën e saj, si thikë ndarëse shfaqej lumi Shkumbin. Këtë nuk na e bënë veç të huajt, siç na ka ënda të ankohemi. Këtë ia kemi bërë vetes.
Uniteti është i vështirë por formula e tij është e thjeshtë. Një shtet, një popull që jeton në kufijtë e një shteti s’është gjë tjetër veç njé grupim njerëzish, që janë marrë vesh për ca gjëra themelore. Nderimi i këtij pakti është vazhdimi i unitetit, pra vazhdimi i jetës së një vendi. Prishja e paktit éshté rrënimi.
Uniteti për t’u njëmendësuar kërkon nga gjithkush të heqë dorë nga diçka e vetja. Të vjetrit përmendnin në këtë rast fjalën „altar“. Kjo fjalë lidhet me flijimin.
Pikërisht këtu nis moskuptimi i shqiptarëve me vendin e vet. Të përfshirë nga një grykësi makabre, një pjesë e tyre s‘ duan të japin asgjë. Nuk e kuptojnë se ajo që do të japin do t’ju kthehet prapë, në bazë të ligjeve të kësaj botë. Edhe këtu UÇK-ja luajti një rol parësor midis grykësisë materialiste, ringjalli vlerën e idealeve.
Çoroditjen fatale në jetën e shqiptarëve e ka sjellë niveli i ulët moral i partive politike. Vite më parë, në një intervistë kam përmendur thënien e të vjetërve se partitë politike, kur nuk meren vesh me njëra-tjetrën, janë më keq se murtaja. Atëherë ishte viti 1991 dhe ndonëse e pata këtë drojë, nuk e besoja se ajo do të vinte vërtet. Përçarja po bëhet murtaja e shqiptarëve.
Në këto ditë, klasa politike në Shqipëri, megjithë tragjedinë e Kosovës, vazhdon, për turpin e saj, të jetë e përçarë. Shtypi shqiptar, i përcjell shpesh me mendjelehtësi ngjarjet e Kosovës. Një pjesë e shtypit të Kosovës, nga ana e tij, me të njëjtën mendjelehtësi lëshon fjalë të zeza kundër Shqipërisë. Me sa papërgjegjësi shkruhet „Shqipëria u shit“. „Shqipëria u bë koloni e Greqisë“ etj., etj. Kur këto gazeta lëshojnë zezona të tilla, a nuk mendojnë se e thyejnë moralisht popullin e Kosovës? Të thyesh moralin e një populli që ndodhet në luftë do të thotë t’i futësh thikën në shpinë.