Aberracion, i thua rri pak, duro!

 

kadare-mbi-krimi-e1528653674853.jpg

Klubi Topkadare.com : Zoti Kadare, a duhen Akademitë e Shkencave në Kosovë dhe Tiranë ti vihen në mbështetje idesë së bashkimit kombëtar?

KADARE: Mendimi im është ky: Ç´do shtet lejon ose nuk lejon, nga pikëpamje të ndryshme, gjërat që janë delikate për kombin e tij, ashtu sikurse ka edhe në shtete të tjera teori kombëtariste, në kuptimin e keq të fjalës. Derisa këto mendime gjallojnë, janë të gjalla, nuk ka pse të mos shprehemi. Por shteti serioz gjykon vetë Akademitë . Akademitë janë në njëfarë mënyre, indirekt, instrumente të shtetit. Në qoftë se kundër shqiptarëve dendësohet propaganda raciste, edhe kombit shqiptar i lejohet të përdorë mjete që në kushte normale nuk do ti përdorte. Pra, i thua atij: Ti ke racizëm, e më turresh mua me dymbëdhjetë organizata ndërkombëtare për të hutuar opinionin ndërkombëtar? Kam edhe unë por, unë si kam lejuar. I lejoj po të dua! Ne po flasim në një rreth miqsh dhe nuk është korrekt nga ana etike, por që kështu është!

Shtetet serioze dinë të luftojnë në shumë mënyra. Ato dinë ti kundërvihen një presioni, trysnie në shumë mënyra. Sepse, ndonjëherë krijohet një keqkuptim. — Po këta serbët të mbysin po ja u preke kombin, prandaj duhet të kemi shumë kujdes ndaj tyre! Po shqiptaret ? Ata s´çajnë kokë shumë për komb, prandaj bjeru kokës !

“Kodi moral në botë“ është i barabartë nga themelet për këdo në botë. Kam një drojë se Europa mund të gabojë, por ne s´duhet të gabojmë. Ne duhet ta ndihmojmë Europën që ajo të mos gabojë me çështjen tonë. Ti themi,  në Kosovë është nder për shqiptarët të respektojnë të tjerët, pakicat domethënë, dhe shqiptari e ka të lehtë këtë. Mos të marrim shembull nga ajo shëmti që ka ndodhur më parë. Por ama, s’duhet tepruar. Nuk duhet që ne të mendojmë ditë e natë për të tjerët e të harrojmë veten tonë, sepse duket sikur harrohet shumica.

Për shembull: Që të vendosësh turqishten gjuhë të dytë apo të tretë në Kosovë, mua më duket një Aberracion i madh, kjo për 3000 turq që ka Kosova. I thua rri pak, duro! Aq më tepër në Turqi ka 6 milion shqiptarë  dhe s´kanë asnjë shkollë të vetme.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..