Nilanjana Roy, për “Financial Times”

Pse Ismail Kadare ishte paqebërësi im aksidental

Publikuar më 25.10.2019 nga Shekulli Online

Në romanet e tij, njerëzit gjejnë liritë e tyre dhe prekin hijeshinë e çasteve të shkurtra, edhe kur pengohen nga ligje të padrejta dhe fuqia e një tirani

Nilanjana Roy, për “Financial Times”

Midis stendave të trotuareve, në Pazarin e Librave të së dielës në Nju Delhi, një librashitës ishte gjeni në ndarjen e librave të përdorur në grumbuj të vegjël, bazuar në ngjashmërinë mes romaneve. Unë isha një studente që kërkonte një kopje të lirë të librit “Kështjella” të Franc Kafkës dhe ai ma ofroi mes një kopjeje të vjetër të dramave të Brehtit dhe një libri të një autori që nuk e kisha hasur asnjëherë, Ismail Kadaresë.

Me kalimin e viteve, bleva shumë libra të papërdorur të Kadaresë, duke nisur nga romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963, i përkthyer për herë të parë në anglisht në 1971-n), mbi një gjeneral italian dhe një prift, të cilët kërkonin në Shqipëri eshtrat e bashkatdhetarëve të tyre të rënë në luftërat botërore; për të vijuar me klasikë si “Prilli i thyer” (1978), mbi një njeri të mbërthyer në gjakmarrje armiqësore që shtrihet në breza të tërë, dhe “Kështjella” (1970), që tregon përplasjen mes popullit shqiptar dhe Perandorisë Otomane, si dhe romane të tjerë.

Këtë javë, Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsinë. I organizuar nga Universiteti i Oklahomas dhe nga gazeta amerikane “World Literature Today”, çmimi “Neustadt” është më pak i spikatur se çmimi “Nobel” në Letërsi dhe jepet prej 50 vitesh, duke pasur një grup shumë më botëror fituesish përkundër zgjedhjeve thellësisht eurocentrike të bëra nga Akademia Suedeze.

Kadare lindi në Gjirokastër të Shqipërisë në vitin 1936 dhe nisi studimet në kryeqytetin e Tiranës, për t’iu drejtuar mandej Institutit Letrar Gorki në Moskë, ku ai gjeti një atmosferë të rrepte dhe kufizuese. Ai nisi të shkruante në moshë të hershme, duke publikuar përmbledhjen e parë me poezi kur ishte 18 vjeç dhe publikoi romanit të tij të parë në moshën 27-vjeçare.

Për t’u kthyer në Shqipërinë e kohës, Kadare luajti me regjimin si “macja me miun”. Ai shkroi poezi me lavde për Leninin, ngase nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, që mbajti nën sundim Shqipërinë deri në vitin 1985, ku cilido student duhej ta përmbushte atë detyrë, por ai gjithashtu shkroi romane që zemëruan diktaturën. Te “Pallati i ëndrrave” (1981) parafytyrohet një shtet që i kushton një organizëm të tërë shtetëror analizimit të ëndrrave të qytetarëve të tij, duke i sjellë ato si kënaqësi të rralla për vëmendjen e diktatorëve. U ndalua të lexohej në vitin 1981 (“Pallati i ëndrrave”), pasi ishte plot me “aluzione kundër regjimit”, aq sa ishte e ndaluar edhe të shkruhej apo të përmendej titulli i librit.

Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “Man Booker” në vitin 2005 duke shkaktuar kësisoj polemika. Poetja rumune, Renata Dumitrascu, do të shkruante se ai “nuk ish një Solzhenicin”. Kadare ka qenë anëtar i partisë nën regjimin e Hoxhës dhe gëzonte privilegje që u mungonin shkrimtarëve të tjerë shqiptarë. Megjithatë, në një shtet kryekëput totalitar, është e pamundur të jesh një disident ideal. Ata që e ngrinin shumë lart zërin, apo përdorin lirshëm penën, degdiseshin në burgje, vriteshin, ose nëse do të ishin me fat do të mërgonin.

Shpesh, detyra më e thjeshtë e disidentit është të mbijetojë.

Nuk e kam konsideruar ndonjëherë veten si hero apo disident”, shkruan Kadare, në një shkëmbim letrash në vitin 1998, të publikuara “Review of Books” të Nju Jorkut. “Në Shqipërinë e Hoxhës, si edhe në Rusinë e Stalinit, ishte e sigurt që një disident i deklaruar do të ndrydhej”. Shumë nga novelat e tij u ndaluan, siç është poema e vitit 1974 “Pashallarët e kuq”, e menduar si e zhdukur, derisa u gjet në një arkivë në vitin 2002.

Kadare u largua më në fund nga Shqipëria për në Paris në vitin 1990, duke kërkuar azil politik. Në Francë, ai mund të shkruante e të shprehej më lirshëm, por ai këmbëngul se mënyra e tij e të krijuarit qëndron e pavarur, sikundër do të thoshte në një intervistë të 2009-s: “Mendoj se krijimtaria ime nuk është më shumë politike se teatri antik grek. Do të isha bërë ky shkrimtar që jam në cilindo regjim politik”.

Varianti i botuar i “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, të cilin e bleva në një rrugë të tejmbushur me njerëz ka kohë që është zhdukur. Nuk ishte ndonjë kopje e bukur, i mungonte kopertina, faqet ishin të shqitura, dhe me njolla çaji. Por do dëshiroja ta kisha tani si një kujtesë të mënyrës se si i zgjedhim ne historitë për të lexuar.

Një gjë është të zbulosh një autor nga një çmim, tjetër duke lexuar veprën sipas botimit, e ndryshe të zgjedhësh një libër në rrjedhën e pafund të më të shiturve. Për shumë lexues, marrëdhënia me një autor nis në mënyrë aksidentale, por të natyrshme.

Librashitësi shton një roman në kapicën e librave. Nuk është libri që dëshiroje, por është me çmim të lirë. Ngjarjet zhvillohen në një vend, mbi të cilin di një hiç, çka të intrigon dhe me kalimin e viteve e gjen veten duke kërkuar mbi krejt çka ai autor, dikur i panjohur, ka shkruar. Kadare më ka dhuruar një dimension paqeje, përmes të kuptuarit vetjak të gjurmëve të lëna pas nga luftërat dhe Perandoritë më pak të njohura.

Në romanet e tij, njerëzit gjejnë liritë e tyre dhe prekin hijeshinë e çasteve të shkurtra, edhe kur pengohen nga ligje të padrejta dhe fuqia e një tirani. “Një shkrimtar mund të jetë i lirë në një botë të skllavëruar ose skllav në një vend të lirë”, tha ai, në një intervistë radiofonike në vitin 2001. Ai e bën të qartë se ata zgjedhja është përherë në dorën tonë. /Shqipëroi: Eno Shkëmbi/

Albanian writer Ismael Kadare during the publication of his book
Albanian writer Ismael Kadare: a dissident’s balancing act © Sygma via Getty Images

Nilanjana Roy 7 HOURS AGO Print this page2

Among the pavement stalls in Delhi’s Sunday book bazaar, one bookseller was a genius at sorting second-hand books into little piles guided by the affinity between novels. I was a student looking for a cheap copy of Franz Kafka’s The Castle, and he offered it to me sandwiched between a tattered copy of Brecht’s plays and a book by an author I hadn’t come across: Ismail Kadare

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.