PIRAMIDA , KAFKANA KREU XV
Pjellén e saj të parë të njëmendtë ajo e hodhi ashtu sië dërgohet një pamje me anë të pasqyrés, mijéra milje larg dhe në një tjetër epoké. Né thellési të Azisë, né stepén pranë Ispahanit, sunduesi me emär Timur i Çalé, kishte ngritur, njësoj si Keopsi, një piramidé. Ndonëse ishte me koka të prera njerézish, ajo ngjante me piramidën e gurtë më shumë se gjithé té tjerat.
Ashtu si egjiptiania, u ngrit pas një projekti, kishte po aq brinjë sa ajo dhe njëlloj si gurét e së parës, që u nxorén nga gurore të ndryshme, po ashtu dhe shtatëdhjeté mijé kokat e saj, meqenëse s’mund t’i siguronte vetëm një lufté ose njé Qatl i Amm (masakér e përgjithshme) e vetme, u detyruan t’i sillnin nga luftérat e Tusit e té Kara Turgait, si dhe nga plojat e Aksarajit, té Tabrizit e të Taç Kurganit. Mbikëqyrësit kontrollonin, si dikur, një për një kokat, ngaqë piramida duhej té kishte vetém koka burrash, kurse sjellésit, për arsye fitimi, ishin rrekur disa herë të kalonin, për té tilla, koka grash, duke i preré leshrat e duke i ndotur me baltë, qé të mos njiheshin. Ndonëse muratorét përdornin llaçin, arkitekti Kara Hulegu, duke pasur frikë nga rrebeshet e dimrit ose bishat e stepës, përveç lidhjes me llaë, i shponte e i lidhte kokat e çdo shkallane varg me nga një tel hekuri, në mënyrë që as shtrëngata, as ujqit té mos i shkulnin dot. Késhtu, njëra pas tjetrës qenë ngritur dymbëdhjeté shkallanat e para, pas tyre njëzet e dy të tjerat e pastaj dy herë nga dhjetë shkallana e mbi to shtatë té fundit. Kur e panë se për majën e piramidës kokat s’mjaftonin, ndérsa perreth gjithçka ishte shkretuar, u detyruan té shpejtonin zbulimin e një grupi, i cili ende s’mund të quhej komplot. Pa pritur vértetimin e dyshimeve, i prené pjesëtarét e grupit, njëlloj siç pritet pema e pabërë dhe kështu e mbaruan pirgun. Që arkitekti Kara Hulegu dinte më shumë se ç’mund të mendohej për paraardhésin e vet, Imhotepin, u kuptua kur ai i shpjegoi sovranit të vet që në krye të piramidësduhej të vihej, sipas tradités, piramidioni. Duke qeshur e duke u tallur, kërkuan ndonjé kokë të stëmadhe, por meqë nuk e gjetën aq sa e‘ e körkonin, dikush u kujtua per Mongkén, njé torollak kokémadh, nga ata që ndiqninpas karvanët ushtarakë. E thirrën budallanë, i thanë: „do të bëjmë princ“ dhe, pasi ia prenë kryet nën gazmendine të gjithëve, i derdhén plumb të shkriré sipër çaçkäs dhe ia vendosën né majë.
Kur ushtria e la Ispahanin, Stepa u duk edhe më e shkretë me atë pirg té lemerishém midis. Stérqokat dhe korbate zez i vërtiteshin pirgut, pastaj binin pingul mbi të për të çukitur sytë e kokave, që muratorët, sipas udhëzimeve të Kara Hulegut, ishin kujdesur t’i vendosnin me fytyrë nga jashtë.

Ciknat arritén mé shpejt até vit. Shirat prej kohésh ia kishin shpëlaré pllangat e gjakut dhe bryma nisi t’i vishte herët brinjét e piramidés, sidomos faqen veriore. Stuhitë e dimrit nuk e dëmtuan aspak, me pérjashtim të një vetétime, qé e kishte thithur, me sa dukej, koka e plumbté e idiotit. Pa e démtuar, për habiné e té gjithëve, kokén, ajo vetëm sa e kishte rishkriré plumbin, i cili, i rrëzuar anash témthave né formé flatrash, e sidomos duke rrjedhur mbi zgavrat e syve, i kishte dhénë asaj atë bosh mjegullor qé kishin zakonisht fytyrat e hyjnive.
Dy herë piramida u mbulua nga debora, kurse né té dalë të dimrit, kur erërat e marsit e terén pérséri, mé fort se mé parë ranë né sy leshrat dhe qimet e saj. Shtegtarët që udhëtonin pérmes Azisë tmerroheshin mé sé shumti prej tyre, kurse ata qé i dinin ngjarjet e botës thoshin se ato qime s’ishin té rastit, ngaqë katér mijé vjet mé pare prej njé profeti martir ishte parathéné se pirami- dés do t’i dilte njé ditë mjekra. Késhtu flitej, madje kendoheshin edhe kéngé pér kétë, pa i shkuar kujt ndër mend se njé papirus i rastit, ku qe regjistruar marrja në pyetje prej hetuesisë e idiotit Setké, kishte qenë zanafilla e gojédhénés. Ndërkaq, bishat e stepës, pasi i vértiteshin natén piramidés, ngarendnin nén ulérimat e erës, me gojën plot qime të shkulura, nëpér rafshultén turkmene, përmes rërës sé Kandaharit dhe mé larg, né stepat e mongoléve.
Ai u mësua me pamjen e tyre dhe në çdo fushé ku ngulte kampin ia ngrinin me shpejtési nga njé pirg kokash. Pastaj njélloj si faraonët u dha leje djemve dhe nipave té ngrinin edhe ata piramida dhe, mé pas, lejen e morën gjithé shefat e ushtrisé. Ato u béné me qindra dhe tmeni qé pérhapnin ishte kaq i forte, saqé asnje fushaté nuk shestohej mé pa to. Sa ngriheshin pirgjet e reja, ato qé quheshin „kokana“ dhe qé kishin ende mijéra sy, té tjerat, ato që ishin ngritur dy-tre vjet mé paré, ktheheshin né „kaftana“. Sytë i humbnin vértet duke i zévendésuar me zgavra, por ndérkaq iu dilnin dhémbét, gjithashtu té paralajmëruara prej profecisé. Né tendat e ushtrisé sé panumért, por mé shumé né qytetet e shtetet qé kércénoheshin prej saj flitej aq frikshém pérpiramidén e Ispahanit, saqë të shumtë ishin ata qé besonin se, ndonése shtati i saj dhe koha e ndértimit dhe jetégjatésia e saj ishin shumë mé té tkurrura se ato të guranés sé Keopsit, piramida e njëmendté ishte kjo, kurse gérdalla egjiptiane s’ishte veçse shembéllimi i bymyer e i zbehté i kësaj. Ishte kjo, piramida e Ispahanit, qé gjithgka e kishte té shpejté, té drejtpérdrejté e té paster. Rrufeshém e shpérndante tmerrin, pa e mbäshtjellé me gjithfaré dokrrash e djallézish dhe po aq drejtpérdrejt i hante kokat e njerëzve brenda disa orëve, aq sa vazhdonte qatl i ammi, dhe jo me vite e dhjetéra vite, me dosje e hetime té pafundme, shkurtim i racionit të bukës, ankth, vdirje e mérzi. Ishte dendésia prej diamanti që i bénte aq té dukshme, si frymén, si thelbin e saj, saqé rapsodét, e, pas tyre, edhe dijetarët e Samarkandit shpallën se piramida e parë e vërtetë kishte lindur né stepén e Ispahanit dhe shajnia egjiptiane s’ishte veç imitim i mëvonshëm, i zveténuar i saj. Sado qé né pamjen e parë mendimi dukej paksa i çuditshem, po t’i dégjoje me vémendje baladat e shamanéve, do të mésoje se pérderisa askush nuk mund ta dinte se né ç’kahje rridhte koha, rrjedhimisht s’mund té dihej kurré mosha e qenieve dhe e ngjarjeve dhe, aq mé pak, radha e ardhjes sé tyre né kété boté, domethéné kush ishte i ati e kush i biri e késhtu me radhë.
Gjaté njé marshimi, Timuri u kujtua se Ispahani ndodhej përbri dhe, si i shtyrë nga një parandjenjë, deshi ta shihte edhe një herë piramidën e tij. Dukej e tkurrur pak, koka e plumbtë e idiotit ishte epuar disi dhe leshrat e shkallanave té bazös ishin shkulur prej bishave krejt. Por skérmitja e dhémbéve ishte mé e forte se kurrrë. Piramida dukej sikur here e kércenonte, herë e tallte gjithë botén. Pikëllueshém, ai vérente shenjat e para té rrénimit dhe, kur i thané se mund té mbetej né kémbé rreth katër-pesë vjet, jo më shumë, ai psherëtiu. Njé lévozhgé e vdekur atje né Egjipt kishte katér mijë e ndoshta do té jetonte edhe katérdhjeté mijë vjet të tjeré, kurse ky xhevahir këtu, jetéshkurtér si djali i tij, Xhahangjiri, s’do té ishte né kétë boté as katër mijë ditë.
Ai véshttroi në drejtimin nga duhej të ndodhej Egjipti dhe tundi kokën ngadalé. Prit edhe pak, i tha vetes. Do të marshonte ndonjë dité për ta fshirë nga faqja e dheut atë shtet bashké me guranat e tij. Ta zhbénte sidomos ate mé té lartén, té Keopsit, dhe né vend té asaj gunge gallofe, té ngrinte brenda disa ditéve pirgun e tij té kokave. Për t’i treguar gjithé botés se cila ishte piramida e vérteté dhe cila s’qe veç njé dekor teatri.
Por tani për tani s’mund té nisej. Pérpara kishte fushatän e Kinës dhe dimri po ia behte herét atë vit. Ishte viti i Qenit, qé ai s’e kishte dashur kurré. Sir Darja kishte ngriré pérgjysmé dhe ai s’ndihej mire. Mendja i shkonte né gjéra té pamundura, ashtu si vite mé parë, gjaté fushatës sé Siberisé, kur mbrëmjet, me gjithé lutjet plot tmerr té magjistaréve, s’binin që s’binin dot, ngaqé kishin nisur ato që quheshin agimet boreale. Kishte qenë viti i Miut, mendja e tij rrekej të kapte misterin e kalendarit, kurse ditét e po ashtu netét ishin të squlléta e të bjerra si qeniet e kryqézuara mes veti. I dukej se kishte ethe, njëlloj si atéheré. Donte ta nguliste mendjen ne gjëra më té thjeshta, për shembull, të shmangte gjithsesi ndeshjen e parë né kohé shiu, qé té mos i ndodhte si né luftën e Dijabakirit, kur harqet e lagura e kishin humbur saktésiné e shénimit. Donte té mendonte per dhjetëra gjëra té tjera, të prekshme e të dukshme, por pirgu i kokave nuk e linte. Mé shumë se ndriçimi opak i plumbit mbi kryet e idiotit, e ngacmonte teli qé pérshkonte kafkat, e sidomos vetëtima që, siç i kishin rrëfyer, kishte rendur mes tyre mé shpejt se gjarpri…
Njé mendim qé kishte lidhje me telin bashkues, me vetétimén e me urdhrat e tij kerkonte té ngjizej e nuk ngjizej dot, njëlloj si gjatë fushatës së Siberisé. Kishte ethe, pa dyshim, i dukej se vdekja e priste né Otrar, por ajo s ‚duhej te ishte veç maska e saj, njé tjetär vdekjeje i druhej, asaj që e gjuante zakonisht në rrethinat e perandorisë, atje ku djeninat baltëronin njëtrajtshëm dhe xunkthet dhe murgjit mongolë rralloheshin prore