
* Prezantim i Maks Velos për publikun francez. Parathënie në përkthimin frëngjisht të tregimeve te burgut „Shitja e ditëve“ prej Shtëpisë Botuese të Parisit „Lampsaque më 1999
Kadare, pjesë nga Parathënia për librin e Maks Velos “ Shitja e ditëve“
…Në jetën e Maksit ndodhi befas një ngjarje e habitshme. Një ditë trokiti te unë së bashku me një vajzë franceze. Mbeta gojëhapur ngaqë e dija se Maksi nuk bënte pjesë në ata njerëz, që shteti mund t’u besonte shoqërimin e një të huaje. Më tha se e kishte njohur rastësisht në Bibliotekën Kombëtare dhe kishte disa ditë që e takonte rregullisht. E askush s’të ka thënë asgjë për këtë? e pyeta. Askush, u përgjigj Maksi. Kjo ishte gati e pabesueshme. Në Shqipëri, pas një bisede disa minutshe me një të huaj, të thërrisnin të jepje shpjegime, e jo pastaj të shoqëroheshe ditë të tëra.
Dukeshin të gëzuar të dy dhe kjo më berë të mos ia thoshja dyshimin tim se mos kjo heshtje e shtetit mbante er kurth. Kur pas disa ditësh më tha se vazhdonte të shoqërohej me francezen dhe askush nuk po i tërhiqte vërejtjen, mendova se shteti kishte përfituar nga natyra e veçantë e Maksit për ta shtirë vërtet në kurth. Pas ikjes së vajzës franceze do ta thërrisnin me siguri për t’i bérë trysnitë e zakonshme.
Ata që e morën vesh, menduan se ishte kio marrëzia që e rrézoi perfundimisht fatin e Maksit. Unë kam menduar gjithmonë se ajo bëmë e tij, sado e jashtudhshme të dukej, nuk e ka dëmtuar drejtpërdrejt. Zyrtarët shqiptarë janë shqyer gazit. E kanë quajtur me siguri tuaf, Don Kishot, të fantaksur. Megiithatë, sinqeriteti i tij, sado që sinqeriteti ishte i huaj e i paçmuar në atë botë, mund ta ketë ndihmuar. Lidhja intime me një të huaj shkaktonte dënim të rrufeshëm në Shqipëri. Maksi u dënua shumë vite më pas. Veç një gjë ishte e vërtetë: kolegët e tij smirëzinj u gjallëruan kundër tij, pikërisht pas historisë me francezen. Në të vërtetë, ishin ata që do ta rrëzonin.
Më 1973, pas një periudhe të shkurtër liberalizimi, u ndie një acarim i ri né jetën e krejt vendit, sidomos në kulturë. Ishte një nga ato stinët e pritura me padurim nga shkrimtarët dhe artistët militantë, për të larë llogaritë me kolegët e tyre. Maks Velo bënte pjesë ndër ata që u vunë në shenjestër.
Për një kohë të gjatë nuk e gjeja dot se cili mund të ishte shkaku i vérteté i atij mllefi të palodhur kunder tij. Me natyrën e tij të heshtur, me mënjanimin e sidomos me shpërfilljen e plotë ndaj karrierës, Maksi nuk rrezikonte askënd prej kolegëve të tij piktorë. Mirëpo ishin, me sa dukej, pikërisht heshtja dhe natyra e tij munguese që ia afruan fatkeqsinë. Të mësuar që të përndizeshin në mbledhjet solemne, që t’u dridhej zëri nga emocioni e t’u skuqeshin fytyrat nga ngazéllimi kur takonin udhéheqésit e partisë, turma e shkrimtarëve dhe e artistëve konformistë nuk e duronin dot dinjitetin e atyre kolegëve të paktë të tyre që rrinin mënjanë e si në hije në këto ngjaje. Mënjanimi i këtyre të fundit, fytyrat serioze e pa gëzim, ishin për konformistët entuziastë një sfidë e padurueshme. Maksi bënte pjesë ndër sfidantët.
Shënja e pare e fatkeqésisé sé tij u ndie në kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve kur në njërén nga mbledhjet famëkeqe „për forcimin e partishmërisë dhe të luftës së klasave në letërsi dhe arte“, emri i tij u citua ndër ata që fajësoheshin për modernizëm dhe dekadentizëm. Ky ishte vetëm fillimi. Ata që kanë jetuar në atë kohë të egër e njohin mirë shkallëzimin e ankthit, ritmin e rënies së njeriut, shpresat që këputen njëra pas tjetrës, gjersa vjenn koha e zbrazët, e vdekur, përpara goditjes fatale.
Maksi i përjetoi të giitha fazat e këtij ferri. U hoq nga puna në Bashki, u emërua si inxhinier zbatimi në një kooperativë bujqësore jashtë Tiranës, u përgjua me siguri ditë dhe netë të tëra. Por e keqja nuk ndalej kurrë në kësi rastesh. Në një mbledhje tjetër të Kryesisë, kur sekretari i pikturës propozoi përjashtimin e tij nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, unë e kuptova se fati i Maksit kishte marrë rrokullimën.
Mbledhja e përjashtimit të tij mbeti në kujtesën time si një gjëmë e zezë. Kryesia kishte rreth 25 anëtarë, shkrimtarë, piktorë dhe muzikantë. Ishte miku im, dhe mbrojtja e tij ishte më e pakta gjë që mund të bëja. për fat të keq, askush tjetër nuk e mbrojti Maksin. Por mbrojtja ime, pikérisht ngaqë ishim miq, nuk ishte efikase. Duheshin së paku dy-tri zëra të tjerë, që mbrojtja të kishte peshë. Dhe ishte plotësisht e mundur kjo. Mirëpo askush nuk foli. Heshtën në mënyrë të turpshme shkrimtaret dhe muzikantët, ata që e kishin edhe më lehtë të flisnin gjysmë fjale, ngaqë viktima ishte e një sektori tjetër. Heshtën një pjesë e piktorëve, kurse pjesa tjetër foli veç për të derdhur helm.
Maksi u përjashtua nga Lidhja, me fjalë të tjera, u la në kthetrat e diktaturës. A mund të mbrohej? Natyrisht që po. Mbrojtja nuk ishte kaq e pamundur, siç përpiqën ta béjnë më pas, të giithë ata kërkojnë të përligjin larjen e duarve në gjithçka. Në kryesi ka patur raste kur janë mbrojtur aq sa mundej disa shkrimtarë e artistë si Dhori Qirjazi, Sotir Andoni, Koço Kosta etj. Në mos shpëtoheshin plotësisht mbrojtja e zbuste dënimin, dhe sidomos shmangte burgun.
Pak kohë më pas Maksi ashtu siç pritej, u arrestua. Në gjyq kolegët piktorë dëshmuan njëri pas tjetrit kundër tij. Shtëpia e tij u bastis. Pikturat iu sekuestruan. Shumica iu grisën e iu dogjën
…Maksi e kaloi në burg një nga periudhat më të rënda të jetës shqiptare. Të kishe shokë në burg në atë kohë do të thotë të ndiheshe dyfish i pasigurt. Të gjithë e dinin se në burg vazhdonte edhe përgjimi edhe hetuesia e metejshme, edhe ridënimet. Kështu që çdo natë andej mund të të vinte e keqja. Njerëzit e dinin kélë, diktatura gjithashtu, nuk e fshihte. Ajo e kishte shndërruar burgun në një Hades të vértetë prej nga vinin kumte të turbullta, si në lashtësi. Pérveç mikut tim Todi Lubonja, i dënuar me pesëmbëdhjetë vjet, tani ishte shtuar Maksi.
Një tjetër mik i ngushté, poeti Dhori Qiriaz, ishte ndodhur disa herë në prag të burgimit.Isha i sigurt për besnikërinë e tyre, megjithatë, kush mund ta parashikonte se ç’mund të ndodhte në birucat e erreta, si rrjedhojé e torturave.
Në banesën e projektuar prej Maksit në Rrugën e Dibrës, banorët e njëzet apartamenteve vazhdonin jetën, pa u shkuar mendja se projektuesi i saj ndodhej në burg.
Ishte ndërtesa e fundit e projektuar prej tij, pikërisht ajo që i kishte sjellë fatin e keq. Në dhomën time të punës, vendi i oxhakut për disa vite mbeti si një shenjë e trishtë. (Pas mbarimit të ndértesés, Maksi kishte ardhur disa herë në apartamentin e ri, por për oxhakun as ai e as unë s’kishim gjetur ende mundësinë ta mbaronim).
Kishim vënë vetëm pikturën e tij «Kénga epike» në pritje, ndoshta, te një kohe me e butë.
Kur kohë më pas, oxhaku më në fund u mbarua, Maksi ishte në burg. Ai bënte tashmë në pipkëllimet e mia. Nuk kisha shpresë se do të vinte ditaqë të rrinim më në fund pranë këtij oxhakupër të marrë kafenë si dikur, qofté edhe „me pamje te trishtuar“.
E, megjithatë, mrekullia do të ndodhte vite mé pas. Maksi doli nga burgu pas tetë vjetësh. Askush nuk e mori vesh në fillim. Të burgosurit politikë dilnin nga burgu pa zhurmë e si hije. Një ngazëllim i tepërt në shtëpi, vizita të njerëzve ose takime me ta në rrugë quheshin te rrezikshme. Të porsadalët nga burgu për një kohë të gjatë nuk përziheshin me askënd dhe në rrugë nuk i flisnin të njohurve për të mos u shkaktuar fatkeqësi.
Një pasdite isha duke kaluar me time shoqe në sheshin „Skënderbej“, kur, të befasuar, pamë Maksin. S’kishte ndryshuar asnjë grime, kishte në fytyrë të njéjtin pikëllim dhe ecte si më parë, me të vetmin ndryshim se nuk shikonte asnjeri.
Ne i thirrëm „Maks!“ dhe m’u duk se mollëzat iu drodhën. U desh një grimë kohe, ndoshta, të kuptonte se ne miqtë e tij po i flisnim vërtet, se nuk kishim drojë ta takonim dhe ta quanim prape mik, si më parë. Kur i thashë se ia kisha ruajtur „Këngën epike“ dhe se mund të vinte ta merrte kur të donte sytë i vezulluan nga lotët.
„Të tjerat m’i kanë djegur“, tha.
E ftuam që atë mbrëmje në shtëpi dhe ndërsa vërtitej nëpër apartamentin, e njihte po aq mire sa unë, dhe sidomos kur u ulëm të merrnim kafenë pranë oxhakut, edhe unë, edhe ai mendonim se diçka ishte thyer në fatalitetin e keq të gjërave dhe se një dritzz dukej, më në und, në horizont.Ishte viti 1986. Komunizmi do të binte pas katër vjetësh në Shqipëri. (pjesë nga parathënia për librin „shitja e ditëve)
Ismail Kadare, Paris, mars 1998
__
..*Dje, më 07.05.2020 ndërroi jetë artisti, piktori, arkitekti, shkrimtari dhe publicisti i njohur i Shqipërisë, Maks Velo. AI ishte anëtar i komisionit të artit dhe trashëgimisë pranë Akademisë së Shkencave.
