ARTI SI MEKAT

ARTI SI MEKAT / KOKAT E PRERA


Ka dy fate artistësh. Një palé lindin dhe rriten né shtépi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve néna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin pér letérsiné, aflet dhe spiritizmin. Një palë tjetér nuk njohin asgjësend nga kéto. Né shtépité e tyre nuk séshtë dégjuar kurré muziké, s’është folur kurré pér pikturé dhe të vetmit dialogé dramatiké qé jané dégjuar kané qené grindjet e prindérve né ditét plot mérzi. Askush nuk mund ta dijé, ndérkaq, se cili mjedis e nxit mé fuqishém prirjen e artistit té vogél: ai qé e josh me praniné e tij gjithkund, apo tjetli, qé ia shton etjen me mungesén e tij. Ndérkaq, ka edhe njé fat té treté, disi me té rrallé, por më dramatik. Jo vetém qé fémija qé ëndërron të pikturojé ose të shkruajë nuk ka kurfare nxitjeje nga njerézit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesé. Dhe artisti i ri shkon drejt artit, siç shkohet drejt mékatit.
Mos pikturo fytyra njerëzish, sepse pastaj duhet t’ u japësh shpirt, i thoshte i ati Omerit té ri.
Djaloshi mbrohej: Zoti, a nuk ishte një artist i madh, kur e bëri Adamin prej balte?
Po Zoti jep shpirt, ngulte kémbé i ati. Ti s’mundesh. Islami, për një kohë të gjatë, e kishte ndaluar pikturimin e fytyrës njerëzore. Kur i ati, falë këmbënguljes sé té birit, e pranoi, me né fund, shfaqjen në pélhuré té dhuntisé sé tij, i tha: unë s’të ndalova dot té béhesh piktor. Tani që u bëre, kërkoi Zotit ndjesé!
A të ka shkuar ndër mend të kërkosh ndjesé njé dité? Omeri nuk përgjigjet. Nënqesh me vete.
Nje dite me ke théné se nuk e duron dot praniné e të tjeréve kur punon, madje, as praniné e sivëllezérve té tu piktorë.
Është e vërteté. Madje, kjo gjë më ka shqetesuar mua vetén njé kohé të gjatë. Jam qetésuar vetém kur kam lexuar njé thénie té Leonardo da Vinçit: Kur në atelie jeni dy veta bashké, ti nuk je veç gjysmé. Kur béhen tre, ti s’ je veç njé e treta. Kur béhen katér, je njé e katërta. E kur janë shumé, ti nukje me.
A ka për ty ngjyra më pak miqësore, për të mos thënë armiqésore? A ka ngopje prej tyre, ka lodhje, velje, siç i qëllon që i ndodh shkrimtarit prej fjaléve?
Jo. Nuk kam ngjyra aimiqésore. Ka ngjyra qé nuk i pérdor, si e bardha, e zeza dhe bluja. Nuk i perdor, ngaqé nuk i njoh. E ngaqe s’i njoh, me trembin.

Mé fol për ngjyrén e kuqe e për kéto koka. Ngjyrén e kuqe e kam zgjedhur qysh në rini. Dhe ai tregon pér até dité kur profesori u dha até késhillén e paharrueshme: çdo student duhej të zgjidhte një mjeshtër, me té cilin té ndihej i afért. Dhe bashké me mjeshtrin të zgjidhte një ngjyré, gjithashtu, të afërt. Omeri zgjodhi për zot té tij Goya-n, dhe për ngjyré, té kuqen. Ishte e kuqja e zjarrit të fëminisë, e gjakmarrjes së gjyshit dhe e krejt gjakut ballkanas.
Kur pér heré té paré e pa freskén e Goya-s né kulmoren e Santa Antonio dela Flora, kokat e pikturuara i kujtuan prapë njé pamje dramatike té féminisë gjaté Luftés sé Dyté Botérore. Njerézit thérrisnin: ikni nga fshati, do té keté lufté! Dhe té gjithé iknin,fshiheshin ku re mundnin. Njé gast, né fushén plot me gropa, Omeri i vogél pa dhjetéra koka té trembura qé dilnin aty-kétu. Ajo mizéiikokash, né kujtesén e tij, i ngj ante aq shumé kulmores sé kishés né Spanjé.

Nga vijnë këto koka , çkërkojnë… Të largëta, si të pjella nga një kujtesë tejethistorike , shtillen pas tjetrës , me atë ndriçim që e kanë thithur përbrenda. Duket sikur duan të japin një kumt e se japin dot Është një kohë e ashpër, gati barbare, që i ka pjellë, për të cilin duan të ndahen. Janë aty , me atë moskuptim të pafund në sy, me një pritje tragjike, ndoshta, pritje për të bërë kapërcim… ,,*Ismail Kadare , Antibes, shtator 1999.

Letzte Beiträge

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit Deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Google Foto

Du kommentierst mit Deinem Google-Konto. Abmelden /  Ändern )

Twitter-Bild

Du kommentierst mit Deinem Twitter-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit Deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.