Vihet re diçka kafkiane në shkrimet e tij

ARDHJA E MIGJENIT NË LETERSINE SHQIPE

Migjeni nuk e ka zéné né gojé asnjëherë monarkun në veprën e tij . As Poradeci. Noli e ka përmendur vetëm për keq. Ndërkaq, marrëdhëniet e të treve me tiranin kané qené tejet të ndryshme. Fan Noli ka qené armiku i tij i shpallur né gjithçka, fantazma e tij e zezé, helmi i tij. Në pérleshjen me té kishte fituar, e kishte pérmbysur, e kishte débuar dhe kjo gjé, me siguri, i jepte heré-heré qetési, e shéronte prej ankthit. Por, sado té ngushté ta kishte pasur vizionin e gjérave, turbull duhet ta keté ndier tmenin qé i shkakton pérheré fitimtarit mendjengushté mendja e ndritur e té mundurit. E kishte dënuar me vdekje né mungesé ose, mé sakté, té dy e kishin dénuar me vdekje njéri-tjetrin, njéri me njé juri gjyqésore, me nene té kodit penal, me plumb e konop tjetri me rrjetén e réndé té vjershave. Dihet se né njé dyluftim té tillé té tiranit me poetin éshté gjithmoné poeti ai qé fiton, ndonëse përkohësisht mund të duket i humbur. Noli e fitoi dyluftimin para kohe, né gjallje té té dyve (Zogu e humbi fronin, mé 1939), pa pritur kohén eterne, até qé éshté pérheré e poetéve.

Disa heré qe pérpjekur ta afronte Lasgush Poradecin, kété nosit sqimatar té poezisé shqipe, por nositi qéndronte larg. Merrej me qiejt e tij, me dashuritë, me ndërrimin e stinéve, yjet, vdekjen, pavdekésiné, duke u treguar shqiptaréve se ç`mrekullira mund të béheshin në letërsi me gjuhën shqipe. Universi poetik, që ai kishte krijuar, s’kishte të bénte fare me mbretériné e zymté arkaike, pérbuzshém ndahej prej saj, si pér té pritur njé kohé mé té buté, çka zgjonte admirim te disa e njé qortim te té tjerét. Mbreti Zog, si njé pjesé e tiranéve, e kishte véshtiré té kuptonte rrezikun e bukurisé. Sé paku, ky s’mé nget, do té keté théné shumé heré me vete. Ndaj as uné s’kam pse ta ngas.

Mbreti, me siguri, nuk e ka njohur Migjenin. Mundet as e ka lexuar, veç né qofté se ka paré raportin e censurés pér ndalimin e tij. Por edhe sikur ta kishte njohur djaloshin e hajthém nga Shkodra, do t’i dukej mé pak i rrezikshém nga té tre, ai qé né té vérteté ishte kundérshtari mé total i tij. Ndonése nuk e kércénonte drejtpérdrejt me shfronésim, si Noli (qershori i vitit 1924, kur poeti e kishte pérmbysur tiranin, ende e tromakste né gjumé), ndonése nuk e sfidonte térthorazi, si Poradeci, qé e kishte krijuar, ndérkaq, fronin e tij né mbretériné e poezisé, Migjeni ishte shkrimtar qé e rrezikonte mé vdekshém nga té gjithé. Sepse ai nuk synonte vetém fronin, institucionet e rrangallat e tjera té regjimit, ai synonte fundajën mbi té cilén mbéshtetej ky regjim: mjerimin, injorancén, moralin, dogmat, maskat, idolet, gjithçka.

Sikur t’i njihte miré qé té tre, e kryesorja, sikur ta kapte sakté artin e fjalés, monarku do té kuptonte se nga mallkimet apokaliptike té Nolit mund té mos pésonte gjé (a s’kishte plot pesémbédhjeté vjet qé ai veç e mallkonte?) e, aq mé pak, mund té démtohej nga mospérfillja elegante e Poradecit. Kurse nga gérryerja e pérgjithshme, e ditépérditshme e Migjenit ai do té mbetej shumé shpejt pa fron, pa mbretéri, pa histori, shkurt, pa asgjé.

Té tillé shkrimtaré té tipit té ri po vinin, pér fatkeqésiné e tij e té mbretérisé sé tij, né letérsiné shqipe.

*Pjesë nga: ARDHJA E MIGJENIT NË LETERSINE SHQIPE, e shkruar nga shkrimtari Ismail Kadare, Tiranë, 1988-1989.

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..