DENIS FERNANDEZ-RÉCATALA: Ne jemi më 5 maj1999. Në parim e kemi përfunduar librin…Korrigjimet përmbyllëse u bënë gjatë këtyre javëve të fundit, ndérsa represioni serb në Kosové është rritur. Qindra mijëra refugjatë kosovarë strehohen nëpër çadrat e ngritura për ta në vendet fqinje. Të tjerë, edhe më të pafat, iu larguan masakrave dhe enden nëpër pyje. Avionét e NATO-s po e bombardojnë Jugosllavinë qysh prej tashmë pesë javësh pa rezultat ushtarak bindés. Aspekti pozitiv ka té bëjë më së shummti me vendosmërinërinë e saj për të penguar kryerjen e një spastrimi të ri etnik dhe për të mbështetur kthimin e kosovarëve në vatrat e tyre. Diplomacia po bën në vend numëro. Evropa s’di ku është… Ne kemi vënë re qé kjo pérmbledhje bisedash ështé pérmbushur nëpër vite lufte. Cili është përjetimi juaj sot?
ISMAIL KADARE: Shqetësimi im né lidhje me kosovarët i tejkalon, për së largu, këto vitet e fundit plot zhurmë, marrëzi e krime. Këtu e shtatë vjet më parë, po në të njëjtën ditë, u kam nisur katër letra, me datë 10 dhe 12 shtator 1991, përkatësisht Xhorxh Bushit, Fransua Miteranit, Vaclav Havelit dhe Papa Gjon Pali II. I shkrova këto letra me synim shmangien e një masakre në Kosovë.
— Por, masakrat në Kosovë nuk ishin ende në rend të ditës, nëse mund të shprehem kështu?
— E keni gabim: serbët i kishin ndërmend, madje e kishin tashme gati projektin. Dua të them që nuk u shkrepi rastesisht në kokë: shteti kriminel serb i kishte programuar dhe unë vazhdoj të jem i bindur se sherbimet e A fshehta perëndirnore qenë në dijeni.
—Millosheviçi e kishte marrë ndërkaq pushtetin…
— Pikërisht, dhe përgjegjësia e tij është e hatashme. Ai çoi gjer në skaj një plan që ekzistonte, tashmë.
—Ai ia acaroi efektet?
—- Qe ç’ke me të… Në një farë mënyre, ai ia dhjetëfishoi pérçudnimin, llahtarinë e papër- fytyrueshme. Dhe, marr guximin ta pohoj, se është turp për Serbinë, për një të ashtuquajtur qytetërim serb qé t’i hyjé barbarise, që të mburrë ide té zymta…
—— Obskurantiste…
—- Pikërisht… Këto mendime krirninale, më diaboliket që mund të përfytyrohen, kanë ekzistuar prej vitesh në këtë vend; mendime që nazistët i nxitnin karshi çifutëve, madje nuk e teproj për hir të kësaj situate, por bëhet fjalë për shfarosjen e një populli nga faqja e dheut.
— Por këtu e dhjeté vjet para luftës së Bosnjës,kush e dinte?
— Ju doni të thoni: kush nuk e dinte? Dhjetëra intelektuale perëndimorë e dinin, po kështu dhe dhjetëra gazetarë. Secili prej tyre ishte në gjendje të pikaste endjen “galduese” të serbëve që shfaqnin haptas dëshirën për të asgjësuar shqiptarët.
Pjesë nga „ Kohë Barbare“ DENIS FERNANDEZ-RÉCATALA, 9 Maj 1999
- *Denis Fernandez Recatala-s është shkrimtar dhe skenarist, autor i shumë librave në Francë.