Kronikë në Gur

 „Kronikë në Gur“, lokomotiva që tërhoqi pas gjithë veprën. Kjo ndodhi një pasdite dimri në fshatin Peredjellkino, ku bashkë me shokë të tjerë të institutit Gorki shkonim për të bërë ski. Nuk më kujtohet mirë se si nisi biseda, por dihet se nuk ka gjë më të natyrshme për një shoqëri me njeréz të kombësive të ndryshme, sesa një bisedë rreth qyteteve të lindjes. Po flitej për qytete té jashtëzakonshme, të zbukuruara nga malli i ndarjes, pér qytete me diell apo hënë të çuditshme, me blerime, me liqene dhe ura, që ngriheshin natën si fantazma. Kur më erdhi radha mua, unë thashë se isha nga një qytet vërtet i çuditshëm, ku, po të ishe i dehur dhe të rrëzoheshe në rrugë, në vend që të bije në hendek, mund të bije mbi pullazin e një shtëpie tjetër. Qeshën të gjithë dhe, për të mos më quajtur gënjeshtar, më thanë se isha fantazist.

Për fatin tim, midis tyre ishte një shkrimtar grek, i cili, pas thyerjes së partizanëve grekë në Gramoz, kishte qenë mjekuar ca kohë në Gjirokastér. Ai pohoi fjalët e mia dhe madje shtoi se për të ishte një nga kujtimet më të paharruara kontakti i tij i parë me atë qytet. Kishim vite në male, tha ai, dhe mendoni se për herë të parë, pas një kohe kaq të gjatë, na doli përpara një qytet që u ngjante përrallave. Në qoftë se është kështu, si është e mundur që ti s’ke shkruar asgjë për këtë qytet?’, tha një letonez. Nuk u kuptua mirë se kujt iu drejtua kjo pyetje, grekut apo mua, por, për çudinë time, greku tha: ‘Ku e di ti që nuk kam shkruar?. Hm, ja bëra unë me vete. Greku paska shkruar për të , kurse mua as më ka rënë ndër mend një gjë e tillë.

Qyteti është i tëri prej guri …Ky ishte nkadare-i-rijë qytet i çuditshëm, që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri si një qënie parahistorike dhe, duke u kacavjerrë me mundime të mëdha, i ishte qepur faqes së malit. Gjithçka në këtë qytet ishte e vjetër dhe e gurtë, duke nisur nga rrugët dhe krojet e gjer te pullazët e shtëpive të tij të mëdha, shekullore, që ishin të mbuluara me pllaka guri ngjyrë hiri, të ngjashme me ca luspa gjigante. Ishte e vështirë të besoje se nën ato koraca të forta gjëllonte dhe përtërihej mishi i jetës.
Ç’do udhëtari, që e shikonte për herë të parë, qyteti i zgjonte dëshirën për të bërë një krahasim, por aty për aty, pasi udhëtari binte në grackë, qyteti e flakte krahasimin, sepse ky ishte një qytet që nuk ngjante me asgjë. Ai nuk i mbante gjatë krahasimet, ashtu siç nuk mbante gjatë shirat, breshrin, ylberët dhe flamurët e shumëngjyrshëm të huaj, që iknin, siç vinin, mbi pirgjet e tij, aq të përkohshëm e të mosqenë sa ç’ishte i përjetshëm e i rrokshëm ai.

Ky ishte një qytet i pjerrët, ndoshta më i pjerrëti në botë, që i kishte thyer të gjitha ligjet e urbanistikës. Nga shkaku i pjerrësisë së madhe ndodhte që në nivelin e pullazit të njërës shtëpi gjendeshin themelet e tjetrës dhe, me siguri, ky ishte i vetmi vend në botë ku kalimtari, po të rrëzohej, në vend që të shembej në gropën ndanë udhe, mund të binte mbi pullazin e ndonjë shtëpie të lartë. Këtë gjë më mirë se kushdo e dinin pijanecët.
Ishte me të vërtetë një qytet shumë befasues. Ti mund të ecje rrugës dhe, po të doje, mund të zgjazje pak krahun e ta vije kësulën tënde mbi majën e një minareje. Shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumëçka ishte si në ëndrra.
Duke ruajtur me vështirësi jetën njerëzore në gjymtyrët dhe nën lëvozhgën e tij gurtë, qyteti i shkaktonte asaj padashur shumë dhembje, gërvishtje dhe plagë dhe kjo ishte një gjë e natyrshme, përderisa ky ishte një qytet prej guri dhe çdo prekje e tij ishte e ashpër dhe e ftohtë. Ishte e vështirë të ishe fëmijë në këtë qytet.

Qyteti i Kadaresë është i tëri prej guri…Kadarenë e kanë krahasuar me Gabriel Garcia Marquez-in dhe të dy shkrimtarët shkruajnë për qytetet që ende vezullojnë me magji dhe që udhëhiqen nga mendësia klanore; qyteti i paemër malor i Kadaresë, padyshim i bazuar në qytetin e lindjes, Gjirokastrën, duket më pak tekanjoz se Makondoja i Garcia Marquez-it, më pak i zhytur në surrealizëm“…Recesion i JOHN UPDIKE*- shkrimtar klasik i letërsisë amerikane, në „The New Yorker“, .14 mars 1988. 

„Kronikë në Gur“ është romani lokomotivë  që tërhoqi romanet e tjerë, shkruan ® I.Kadare .…

(…L Lapi, më 30.09.2016)  

Schreibe einen Kommentar

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..