URA ME TRI HARQE

Ashtu siç dridhem unë në mur, ashtu u dredhtë dhe kjo urë

Balada e murimit

1

Unë, murgu Gjon, biri i Gjorg Ukcamës, tue u kujtuom se në gluhën tonë ende s’ka gja të shkruom për urën mbi Ujanën e Keqe e, aq më keq, kur për të vazhdojnë të thuren gojëdhëna e histori të paqena e gjithfarë dokrrash, tani që ajo mbaroi së ndërtuari, madje; që u spërkat edhe dy herë me gjak, në themel e në kulm, vendosa të shkruaj kronikën e saj.

Të dielën që shkoi, natën vonë, ndérsa kisha dalé té shétisja te zallishtja, pashé të shkonte sipër saj idiotin Gjelosh të Uk Markajve. Ai qeshte me vete, zgërdhihej dhe bënte shenja të marra me duar. Hija e gjymtyrëve të tij hallakatej mbi shpinën e urës dhe zvargej poshtë harqeve gjer mbi ujë. Rrihja të merrja me mend se si mund të ishin futur vallë në trurin e tij të lajthitur të gjitha ato që ndodhën kohët e fundit dhe thashë me vete se kot e kanë njerëzit që qeshin sa herë që e shohin të ecë mbi urë, duke belbëzuar e duke tundur duart, ngaqë i dukej vetja se është mbi një kalë. Në të vërtetë, ajo që dinë njerëzit për këtë urë, nuk është më pak e turbullt nga ajo që sajohet në trurin e një marroku. .

Që të mos thonë të qena dhe të paqena për këtë urë në të njëmbëdhjetë gjuhët e gadishullit, unë do të përpiqem të shkruaj gjithë të vërtetën për të, domethéné té shkruaj gënjeshtrën, ashtu siç dukej, dhe të vërtetën, ashtu siç nuk dukej, të shënoj ngjarjet e përditshme, që janë të rëndomta si gurët, dhe tmerret e mëdha, që janë afërsisht aq sa ç’ështé numri i harqeve të saj.

Tani karvanët dhe karvanarët po e përhapin anembanë tokës së madhe ballkanike gojëdhënën e therorisë, që kinse u bë në këmbët e urës. Të paktë janë ata që e dinë se kjo nuk ishte një fli kushtuar orëve të ujit, por thjesht një krim i Zakonshëm, dëshmitar i të cilit dhe i gjërave të tjera unë do të bëhem përpara mijëvjeçarit tonë. Them mijëvjeçarit, sepse kjo është nga atolloje gojëdhënash që arrin të jetojë mbi një mijë vjet. Kryet e ka në vdekje dhe bishtin me vdekje, dhe dihet se fjala ose tingulli i ngjizur me brumin e vdekjes, më pak se çdo gjé tjetér, i trembet asaj.

Shpejtoj ta shkruaj këtë kroniké, sepse kohét jané té vrugëta dhe e ardhmja është errur si asnjëherë tjetër. Pas ngjarjeve ngjethëse të urës, njerëzit dhe ditët janë qetësuar disi, por një tjetër zezonë spikat në horizont: shteti turk. Hijet e minareve të tij po mbërrijné ngadalé gjer këtu.

Është një paqe ogurzezë, më e keqe se çdo luftë. Kishim shekuj që fqinjëronim me tokën e vjetër të grekëve dhe ja, pa kuptuar, tinézisht, si në një ëndërr të keqe, u gdhimé, një méngjes, fqinjé me perandorinë e osmanëve.

Pylli i minareve të saj nxin tejembanë. Kam parandjenjën se do të ndërrojë së shpejti fati i Arbrit. Sidomos pas asaj që ndodhi këtij dimri, kur mbi urën e porsambaruar u derdh pér së dyti gjak: këtë herë gjak aziatik. Por të gjithave do t’u vijé radha në kronikën time. (fragment nga „Ura me tri harqe“, roman i shkruar vitet 1976-1978)

Schreibe einen Kommentar

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..