Me vete mendova, s’do të ishte keq

Aleksandër Çipa: Zoti Kadare, a ju ka qëlluar të keni patur takime apo këmbim mendimesh, me shkrimtarë të Serbisë?

Kadare: Shumë herë. Në forume ndërkombëtare, kryesisht, por edhe në mjedise pariziane: pritje, darka. Pavarësisht nga retorika e ashpër, që sundonte në shtypin serb, ata kanë qenë, përgjithësisht, të respektueshëm, dhe jepnin përshtypjen se nuk kishi të bënin me atë retorikë. Pas Danilo Kishit, më të madhit shkrimtar të Jugosllavisë, që e kam njohur dhe takuar disa herë, ndër shkrimtarët serbë, më i njohuri ka qenë  Milorad Paviç, autori i “ Fjalorit të Khazarëve“. Ishte ruajalist, me çka shpjegohej, sipas disave, heshtja e tij e pazakonshme në forumet ndërkombëtare.. Më i çuditshmi dhe i ngjashëm me një personazh të Dostojevskit, ka qenë Miodrag Bulatoviq, nacionalist i shpallur, ish kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve serbë. E kam njohur në të vetmen veprimtari ndërballkanike, ku Shqipëria ka marrë pjesë gjatë komunizmit, në Bor të Jugosllavisë. Kam qenë i ftuar me D. Agollin dhe, në darkën e parë zyrtare, na është ulur në tryezë, duke thënë se ishte armik i shqiptarëve, ngaqë i adhuronte ata. Ka vazhduar kështu një rrëfim delirant, për vuajtjet që i shkaktonte dashuria e përzier me urrjetje ndaj shqiptarëve, dhe për fatalitetin që mund ti përplaste këta dy kombe, gjersa njëri t’ia thyente kokën tjetrit. Stili i tij kishte dicka të përbashkët me atë të letrës së Drashkoviqit, por shumë më i turbullt dhe më befasues. Një çast, duke m’i ngulur sytë, më tha: tregohu i sinqert, Kadare, dhe pranoje se ka së paku 10 vila të fshehta në bjeshkët shqiptare, ku përpunohen plane për shkatërrimin e Serbisë.I thashë se nuk besoja një gjë të tillë, kurse me vete mendova, s’do të ishte keq sikur të kishte edhe një të vetme, ku të përpunohej strategjia shqiptare. Ai ngulte këmbë për vilat misterioze,dhe kjo i shkaktonte një tmerr e vuajtje të pafund. Here pas here shtonte:nuk do të arrini dot, sepse ne do të jemi më të shpejtë dhe sytë i shkreptinin. Kur e kapi prapë frika e vilave, më shkoi ndër mend se s’do të ishte keq të vetëvuante, ndaj për vilat nuk e kundërshtova më. E kapi këtë ndryshim, m’i nguli sytë në mënyrë dramatike dhe më tha: e pranove më në fund. Pastaj psheretiu, ku ku nëne më duket se do të na sulmoni…! Sado surrealiste të duket, e folura e Bulatoviqit e jepte më saktë skizofreninë e kohës: atë që serbët e mendonin vetë, e projektonin tek të tjerët.”

Pjesë nga intervista me gazetarin Aleksandër Çipa,  Paris-Tiranë 2011 

Schreibe einen Kommentar

Trage deine Daten unten ein oder klicke ein Icon um dich einzuloggen:

WordPress.com-Logo

Du kommentierst mit deinem WordPress.com-Konto. Abmelden /  Ändern )

Facebook-Foto

Du kommentierst mit deinem Facebook-Konto. Abmelden /  Ändern )

Verbinde mit %s

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..