Fredi shkroi për „Lulet e ftohta të marsit“:
„Lulet e ftohta të marsit është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një Requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta,,
Vepra është thurur në një mënyrë të jashtëzakonshme më me mjeshtëri se tërë romanet e tjera e tjera dhe ndoshta nga kjo gjë lexuesi Shqiptar , i pamësuar akoma me arkitekturën matematike të letërsisë moderne, nuk e ka të qartë idenë qëndrore të romanit .
Figura qëndrore është një piktor kryeqytetas, që, megjithëse Shqipëria doli nga diktatura, “ nuk di, as nuk do të dijë përse nuk është aspak i gëzuar,, dhe nuk ka dëshirë të kthehet në kryeqytet., por rri në qytetin e vogël alpin, ku e pati degdisur diktatura. Është krejt indiferent ndaj politikës dhe partive, ndaj aktiviteteve shoqërore.
Intelektuali tipik i kohës është i ndershëm, qytetar i rregullt, koshient për talentin e tij të zakonshëm. Pra, një portret krejt i ri në letërsinë shqiptare, vizatuar sipas mënyrës së Kadaresë, një dukuri e re dhe e suksesshme në letërsinë botërore: diku pak velaturë, konture të ashpra që treten atje te sytë, ose të legjenda, ose thjesht tek ëndrra.
Kadareja jep të veçantën e këtij karakteri tepër të kursyeshëm, por me linja të studiuara mirë dhe të vizatuara saktë. Marku është një personazh simpatik, një figurë e realizuar me një teknikë të lartë, një portet i mahnitshëm. Asnjëherë Kadareja nuk ka luajtur kështu me akullin, me mjegullën e me legjendën në një portret, si në këtë roman.
Me mjeshtërinë e tij të pazakontë , autori ndërthur në këtë vepër motive të tilla, si martesa e vajzës me gjarprin, marrja e gjakut, ringjallja e kanunit, incesti me motrën, vjedhja e pavdeksisë etj, të cilat paraqiten nëpërmjet një realizmi poetik dhe shoqërohen me meditime origjinale për realitetin dëshpërues, gërshetuar me legjendat dhe me ëndrrat, ku bie në sy shpirti i personazhit , që në vetvete simbolizon të ardhmen e pashpresë.
Edhe këtu Kadareja vjen si një nga perlat e gjuhës shqipe me neologjizmat e tij, me figurat letrare e mjetet artistike, që përbejnë stilin e tij të pashoq. Edhe në këtë roman teknika letrare e Kadaresë është e një letërsie botërore, në harmoni të plotë me talentin e tij të jashtëzakonshëm. Në galerinë e ngritur prej tij, të bie në sy ajo arkitekturë e veçantë, me vëllim, dritë dhe elemente karakteristike kadareane, të dhëna me masë.
– Frederik Reshpja * poeti gjenial
„Një prill për Fredin“ shkruan Ismail Kadare
…Orët e harmonisë nuk janë të shpeshta. Edhe kur e dëshiron atë, ka gjithmonë një pengesë midis:
Dua lë bëhem shtator
Té shpërndaj vjeshtën mbi pyje,
Por dëbora…
Merrej me mend që çastet e rikthimit do të duhej të ishin të tilla që poetët t’i përballonin sa më lehtë. Në rastin e Rreshpjes, poetit që kishte vuajtur aq shumë nga braktisja dhe klima e ftohtë, do të ishte e domosdoshme që rikthimi të bëhej sa më kujdesshëm. Né këtë rast ky kërkim për klimën e përshtatshme do të mund të përcaktohej si kërkim i stinës së
butë, ta zëmë, i muajit prill.
U plak kali i bardhë i lodhur qëmoti
Tërë vdekje u rrëzua në fushën me shi