MIGJENI, REMBOJA SHQIPTAR

*Millosh Gjergj Nikolla i njohur më shumë përmes nofkës Migjeni (Shkodër, 13 tetor 1911 – Torre Pellice, 26 gusht 1938) ka qenë poet dhe prozator i shquar …

Të Birtë E Shekullit Të Ri

Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në „shejtnin“ e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot –
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtRejtë t’u paguhej.
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast‘ i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë :
S’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore –
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë „shejtnim“,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
të jem‘ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem‘ me ra fli.

– poezi nga Migjeni

ARDHJA E MIGJENIT NË LETËRSINË SHQIPE

Qysh në shkrimet e para, që u botuan për Migjenin fill pas vdekjes, ai u quajt një meteor në qiellin e letërsisë, krahasim i përdorur shpesh për shkrimtarët me jetë të shkurtër e ndriçim verbues. Pas heshtjes së viteve të para, u shkrua shumë për të, në radhë të parë, në Shqipërinë e re, të cilën ai nuk arriti ta shihte, e pastaj në vende e gjuhë të tjera, ku u botua e vazhdon të botohet vepra e tij.
Duhet thënë se makina e kritikës letrare, sië ndodh shpesh në rastet e shkrimtarëve të mëdhenj, u gjet e papërgatitur dhe disi e vjetëruar për lëndën e tij të veçantë, të re e befasuese. Asaj iu desh kështu njëfarë kohe, sa të kryente brenda vetes riparimet e nevojshme, për te qenë në gjendje të merrej ashtu siç duhej me veprën e tij.
Studimi e zbërthimi i saj, që duhet pranuar se nuk është aq i lehtë, është bërë disa herë në mënyrë të pasaktë, të turbullt e kundërthënëse. Qëndrimet ndaj atij vetë kanë qenë shpeshherë të skajshme, duke nisur nga ajo kritikë skematike, që éshtë përpjekur ta paraqesë me çdo kusht si shkrimtar tipik revolucionar, pararendës të realizmit socialist, gjer te kritika moderniste, e cila është përpjekur ta shpjegojë një pjesë të veprës së tij sipas klisheve të saj.

Nga leximi e pastaj hulumtimi i gjithçkaje që njohim për të, ai shfaqet i plotë, i qartë e harmonik në tërësinë e vet. Në kétë rast, duket me të vërtetë krejt i panevojshëm ai zell që kujton se mund ta pasurojë e ta bëjë më të përkryer një shkrimtar, duke i shtuar etiketa, qoftë të një drejtimi, qoftë të një tjetri. Këtu duhet thënë se nuk është vështirë të kuptohet se motivet e veprës së tij nuk e kanë burimin në ndonjë doktrinë apo sistem idesh, siç ka këmbëngulur kritika skematike, e aq më pak në zonat e muzgëta të nënvetëdijes, siç janë rrekur të vërtetojnë modernistët. Ai vetë ka lënë rrallë ndonjë shënim për artin në fletoret, një pjesë e të cilave humbën gjatë luftës. Por në „Novelë mbi krizé“ e shpall fare haptas veten armik të papajtueshëm të „artit me recetë“. Éshtë quajtur disa herë Rembo shqiptar, por asnjëherë s’ka qenë e qartë se ç’pjesé ka në kétë krahasim vdekja e parakohshme, e ç’pjesé ka zymtia e veprés sé tij. Por, né qofté se nuk eshtë një Rembo, aq më pak është një Lermontov apo Klejsi i maleve tona. Ai është thjesht Migjeni, i vetëmjaftueshëm për të qenë shkrimtar i madh shqiptar, një ndër më të shqetësuarit shkrimtarë europianë të viteve ’30, që jetoi dhe punoi në një vend e në një kohë të véshtirë, tragjizmi i se cilës i vuri vulën e vet atij dhe vepres së tij. Ajo është e paktë, një grusht diamantesh, të prerë disi pa kujdes,
ndaj me një bukuri të rrezikshme, të turbullt e plagosëse, bukuri që vret, siç equajti ai vetë.
Ai u gjet, késhtu, midis kohëve e brezave njerëzoré, si një medium që duhej të deshifronte e pastaj të kalonte kumte nëpër kahje që ngjanin të pakalueshme. Për ta bérë këtë, pérveç që duhej të ishte në gjendje të përhershme transi, atij i duhej të provonte atë vuajtjen e vazhdueshme të të gjithë krijuesve të médhenj, kur dyshojnë për moskuptimin e kumtit ose për mosdeshifrimin e saktë
të tij.
Për të dhënë gjithë rrëmetin e kohës, i cili disa herë ishte në lëvizje të ethshme e disa herë në gjendje të ngrirë, Migjenit iu desh të krijojë një gjeografi të gjerë, që shtrihet nga fushat kontinentale, ku enden popuj të térë, gjer te kullat malësore, ku jeta duket se është ngurtësuar përgjithmonë. Atij iu desh të përdorë forma e teknika të ndryshme të shkruari, të gërshetojë lirizmin me epizmin, komiken me tragjiken, sarkazmën me groteskun. Atij iu desh t’u referohet miteve të vjetra e të reja të njerëzimit, nga kujtimet para- biblike gjer te personazhet e kohës, artistët e kinemasé, boksierët e politikanët. Gjithmonë për të realizuar një vizion global të botés, çka do t‘ i siguronte veprës kumbimin universal, ai herë do të përzihej plot pasion në ngjarjet që përshkruan, e herë do të hiqej mënjanë, për të dëshmuar nga larg, si një kronist epik. Shpesh, në prozat e tij të shkurtra ndihet romani, që është kalcifikuar, në pritje për t’u zhvilluar më tej.
Kudo në veprën e tij ndihet ndalimi i parakohshëm, ndërprerja. Ai vetë mund të mendohet si i tillë: i ndërprerë. Por ndërprerja e tij nuk ngjan e zakonshme, përderisa ajo është ndërprerja e një uragani. Frymëmarrja, ritmi, pulsi i shkrimtarëve të tillë si Migjeni është i veçantë. Dhe kjo është e kuptueshme. Ne njohim vetëm një Iloj ritmi, ate të jetës njerëzore, që vazhdon rreth shtatëdhjetë vjet, por nuk jemi në gjendje të parashikojmë se si do të ishin shumë gjëra né botë, duke përfshirë këtu edhe artin, sikur jeta mesatare e njeriut të ishte më e madhe, për shembull, rreth treqind vjet, ose më e vogël, për shembull, rreth dhjetë a dymbëdhjetë vjet. Shkrimtarët që dinë ose, së paku, e ndiejné se do të vdesin para kohe, kanë një ngutje të tyren. Megjithatë, duhet thënë se, duke qenë nën trysninä e një ritmi tä pörgjithshém, ata pengohen në ecjen e tyre, në po atë mënyrë që pengohet prej turmës njeriu që shpejton më shumë se ç’duhet në një stacion pasagjerësh. Kjo duhet të jetë edhe vuajtja me e madhe e këtyre të përkohshmëve.
Ç‘ do të shkruante më pas? Ç‘ la pa bërë? Në ç’lartësi do të ngjitej Këto pyetje, ndonëse të mbetura pa përgjigje, e në thelb të panevojshme, përsëriten, ashtu si shumë pyetje të tjera, për njerëzit e mëdhenj, që brezat e rinj dëshirojnë t’i kenë midis tyre. Por për shkrimtarin e vdekur para kohe, këto pyetje përsëriten sidomos gjatë asaj periudhe, brenda së cilës ai mund të ishte ende gjallë. Kjo është një periudhë e veçanté, kur ai që mungon, hijerëndë dhe sundues, siç janë shpesh munguesit, shkakton trazim, prishje drejtpeshimi, mëdyshje dhe, madje, ankth. Por përvjetorët kalojnë njëri pas tjetrit, kalon dyzetvjetori i lindjes, pesëdhjetëvjetori, e kështu me radhë, dhe trazimi nis të zbehet në po atë masë që mundësia e qenies ende gjallë të shkrimtarit nis e zvogëlohet.
Së fundi, vjen nëntëdhjetëvjetori e pastaj njëqindvjetori i tij dhe ideja se ai tani do të ishte, me siguri, nën tokë, sjell te brezat njerëzorë po atë qetësi që shkakton te familjarët pas dy-tri ditësh rraskapitëse ceremonie mortore, i vdekuri që, më në fund, kallet në dhe.
Kjo është edhe koha, kur giykimi për të, ndërsa humb pasionin e tepërt, fiton thellësinë.
Më 1950, kur letërsia e re shqiptare ndodhej nën bezdinë e skematizmit sovjetik, Migjeni do të ishte tridhjetë e nëntë vjeç. Më 1960, kur ajo me njé kércim tigri (apo, ndoshta, kaprolli), nisi të shkëputej nga ajo skemë, ai do të ishte dyzet e nëntë vjeë. Dhe, më 1989, në kohën kur përfundoheshin këto shënime, ai do të ishte në moshën shtatëdhjetë e tetë vjeç.

Lexo nga shkodra.net:

Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishtë, elegant dhe serioz… nisi të magjepsej nga arti i të shkruarit, letërsia shqipe kishte katërqind vjet që ekzistonte. Për të kuptuar se ç’përfaqësonin këto vepra, mjafton të përmendim “Rrethimi i Shkodrës”, të shkruar nga Marin Barleti, që ndonëse botuar më 1504, lexohet me një frymë edhe sot. Midis shkrimtarëve që u shquan në këtë periudhë ishin Pjetër Budi (1566-1622), Frang Bardhi (1606-1643) dhe Pjetër Bogdani(1625-1689), personalitete të kulturës shqiptare e të asaj evropiane njëkohësisht.

Migjeni erdhi në kohën e zhgënjimit të madh

Migjeni shkroi dy vepra kryesore, “Vargjet e lira”, në poezi, dhe “Novelat e qytetit të veriut”, në prozë. Asnjëra prej tyre nuk e pa dritën e botimit në gjallje të tij. Shqipëria sapo kishte dalë nga nata islamiko-osmane. Dalja e saj, përmes një kaosi e anarkie të paparë, kishte qenë një ndër më të dhimbshmet në historinë e shteteve. Kufinjtë e prerësipas një kirurgjie të pamëshirshme dhëmbnin ende. Gati gjysma e shqiptarëve kishte mbetur jashtë tyre. Vendi ishte i varfër, i trishtë, gjysmë i rrënuar.

Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyrat tona

Me këtë varg ai nis vjershën e famshme “Vjeshta në parakalim”.

Ngjyrën e verdhë lozin në vallen e fundme
(Dëshirë e marrë e gjetheve që një nga një vdesin),

Gëzimet, endjet tona, dëshirat e fundme
nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin.

Dhe më poshtë:

Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit,
Tundet dhe përgjaket në pasjon të viganit,
“Jetë! Jetë unë due! e frymë merr prej fellit,
si stuhi shkymë ajrin… por në fund ia nis vajit.

Përballë euforisë dhe vetëlavdatave prej të cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe shkrimtarë të tjerë të kohës i parashtruan botës shqiptare një vizion të ri: sensin vetëkritik. Sfida e migjenit ka të bëjë me “malin që s’bëzan”, pra me krejt mendësinë shqiptare, me idolet, kanunet, mitet, komplekset e paragjykimet të shtresuara shekull pas shekulli…

O si nuk kam një grusht të fortë
ti bij mu në zemër malit që s’bëzanë

Migjeni

kështu shkruan Migjeni në vjershën “Recital i malësorit”. Dhe fare i vetmuar midis këtij kori, lëshon një thirrje të re.

Mali hesht dhe në heshtje qesh
e unë vuej e në vuejtje vdes.

Kështu Migjeni i Brishtë, djaloshi i krehur me kujdes, kërcënimi i të cilit do t’i bënte të shqyheshin gazit banorët e maleve, goditi i pari atë që ngjante e paprekshme: tradicionalizmin mesjetar. Noli, Poradeci dhe Migjeni ishin të tre, ndonëse në mënyra të ndryshme, shkrimtarë të tipit të ri. Ç’prej kohësh letërsia shqipe kishte nevojë për ta. Letrat shqipe prisnin me ngut ardhjen e shkrimtarëve novatorë, ata që do të thyenin rutinën, që do të zgjeronin venat e saj të ngushtuara, që do të shkatërronin klishetë parazitare, që do u kthenin fjalëve lirinë e humbur.

Të tre shkrimtarët e mëdhenj të epokës mund t’i përfytyrojmë si të vendosur në tri zona: në zonën qiellore, Poradecin, në një zonë mërgimi, një farë purgatori, Nolin, dhe në ferrin e ditëve të zakonshme, Migjenin; të tre së bashku përbënin një gjeni të plotë.

Ditët e fundit…

Në dhjetor 1937, me vaporin që bënte rrugën Durrës-Bari, Migjeni u nis për t’u kuruar e ndoshta pastaj edhe për të studiuar për letërsi në Itali. Nga kjo rrugë, ai nuk do të kthehej më. Në senatoriumin San-Luigji të Torinos kur e ndjen se ditët i ka të numëruara, gjithçka tek ai merr formë testamentiale. Në tre rreshtat e fundit që shkroi, përpara se t’i fillonin krizat e të binte në koma, prej së cilës nuk do përmendej më, për herë të parë në veprën e tij përmend emrin e Skënderbeut. Nuk dëshiron të vdesë pa shkruar diçka për Heroin Kombëtar të popullit të vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta në prozë (fjalët e fundit ishin “s’flitet ma”), dhe ndoshta me një lehtësim të fundit nisi të shuhej, gjersa vdiq, fare i qetë, siç dëshmojnë të gjithë, më 26 gusht 1938.

Vargu i Poradecit:

“Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të gjorë”, do t’i shkonte kësaj vdekje tragjike, aq më tepër që, sipas moshës, Migjeni duhej të vdiste vërtet i fundit.

Unë djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij. Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t’i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.

Schreibe einen Kommentar

Diese Seite verwendet Akismet, um Spam zu reduzieren. Erfahre, wie deine Kommentardaten verarbeitet werden..